Info

Pjesëmarësit

Abetare Prebreza është nga Komuna e Fushë Kosovës. Ajo ka përfunduar studimet e magjistraturës në Ekonomi, departamenti Menaxhment dhe Informatikë. Tani është Zyrtare e Lartë e Prokurimit në Policinë e Kosovës dhe gjithashtu Eksperte Profesionale e Prokurimit në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

Abetare Prebreza

Adelina Sokoli është nga Prishtina. Ajo ka përfunduar studimet universitare në Fakultetin Juridik dhe është Zyrtare për Barazi Gjinore në Ministrinë e Infrastrukturës.

Adelina Sokoli

Adnan Zymeri është nga Podujeva. Ai është duke i përfunduar studimet e magjistraturës në Fakultetin Ekonomik, dega Menaxhment dhe Informatikë. Sa i përket angazhimit politik, Adnani është anëtar i Kuvendit Komunal dhe anëtar i kryesisë së Forumit Rinor të LDK-së në Podujevë që dy mandate.

Adnan Zymeri

Aferdita Llumnica është nga Komuna e Prishtinës. Ajo ka përfunduar studimet e magjistraturës në fushën e ekonomisë dhe aktualisht është duke studiuar në Fakultetin Filozofik. Aferdita ka filluar angazhimin e saj në jetën politike tashmë 10 vite. Aktualisht është anëtare e kryesisë së Forumit të Gruas së LDK-së dhe Ushtruese e Detyrës e Kryetarës të Forumit te Gruas, dega e parë.

Aferdita Llumnica

Ajne Iberhysaj është nga Deçani. Ka perfunduar studimet në fushën e diplomacisë dhe punon si inspektore për mjedisin në Komunën e Deçanit. Ajo është anëtare e AAK-së.

Ajne Iberhysaj

Ajshe Dallku është nga Komuna e Vushtrrisë. Ka përfunduar studimet e magjistraturës në drejtimin Juridik. Ajo është Sekretare e Forumit të Gruas së LDK-së në Vushtrri.

Ajshe Dallku

Alban Mazreku është nga Komuna e Malishevës. Ka përfunduar studimet universitare në Shkenca Politike. Është anëtar i Kryesisë dhe Nënkryetar i nëndegës së PDK-së në Malishevë dhe anëtar i Kuvendit Komunal në Komunën e Malishevës.

Alban Mazreku

Albanë Gashi është nga Prishtina. Aktualishit është kandidate për doktoraturë në ekonomi dhe është e angazhuar si asistente në Universitetin 'Haxhi Zeka' në Gjilan.

Albanë Gashi

Aleksandra Jovanoviç është nga Graçanica. Ajo ka përfunduar studimet në Fakultetin e Gazetarisë. Aleksandra është duke punuar në RTK2 si redaktore e bordit redaktues.

Aleksandra Jovanoviç

Arbesa Neziri është nga Komuna e Prishtinës. Vazhdon studimet e magjistraturës në lëminë e Juridikut. Punon asistente në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe është anëtare e kryesisë të Nismës Social Demokrate.

Arbesa Neziri

Arbresha Kuqi është nga Komuna e Gjakovës. Ka përfunduar studimet e Magjistraturës në fushën e Ekonomisë. Punon si koordinatore në Byronë Kosovare të Sigurimit. Është kryetare e Gruas Demokratike të PDK-së në Gjakovë dhe nënkryetare e Gruas Demokratike në nivel qëndror.

Arbresha Kuqi

Arbresha Syla është nga Komuna e Shtimes. Ka përfunduar studimet universitare në Fakultetin e Mjekësisë. Është kryetare e nëndeges së PDK-së në Godanc dhe antëtare e Kuvendit Komunal në Komunën e Shtimes.

Arbresha Syla

Ardianë Krasniqi është nga Komuna e Vushtrrisë. Ajo ka përfunduar studimet universitare në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Ardiana është mësimdhënëse me profesion dhe anëtare e Fondacionit shqiptaro-gjerman.

Ardianë Krasniqi

Ardita Rrahmani është nga Kaçaniku. Ajo është në përfundim të studimeve në drejtimin juridik. Aktualisht Ardita është Kryetare e Forumit Rinor të LDK-së dhe anëtare e Kryesisë.

Ardita Rrahmani

Arijeta Pajaziti-Qerimi është nga Prishtina. Ka përfunduar studimet e magjistraturës në fushën e elektroteknikës. Është drejtoreshë ekzekutive në Asociacionin e Grave në sektorin e energjisë në Kosovë.

Arijeta Pajaziti-Qerimi

Arijeta Skeraj është nga Dragashi. Ka përfunduar studimet universitare në Fakultetin e Infermierisë. Momentalisht është Kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së dhe anëtare e Kuvendit Komunal që tri mandate në Komuën e Dragashit.

Arijeta Skeraj

Arta Makolli Kadriu është nga Prishtina. Ajo është studente e Infermierisë dhe punon si Infermiere e Përgjithshme. Është anëtare e Forumit të Gruas së AKR-së në nivel qëndror dhe anëtare e Këshillit Drejtues në AKR.

Arta Makolli Kadriu

Arta Mustafa është nga Komuna e Gjilanit. Ka përfunduar studimet universitare në Psikologji dhe Gazetari. Është anëtare e PDK-së dhe punon si Zyrtare Informuese në zyren e Kryetarit të Degës së PDK-së në Gjilan.

Arta Mustafa

Artan Mezraja është nga Komuna e Kaçanikut. Ai ka përfunduar studimet e magjistraturës në Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës. Aktualisht punon si Zyrtar dhe Kryesues i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ).

Artan Mezraja

Avni Avdiu është nga Podujeva. Ai ka mbaruar studimet në Shkenca të Sigurisë. Avniu është i angazhuar si mobiliziues i komunitetit në Terre des Hommes qe nga viti 2017.

Avni Avdiu

Avnora Morina është nga Gjakova. Ajo është aktiviste në organizatën jo-qeveritare 'Nevo Koncepti'. Gjithashtu, Avrnora është Tutore në Bethany Christian Service dhe Ndihmës Mësuese në Terre des Hommes.

Avnora Morina

Beneta Krasniqi është nga Komuna e Lipjanit. Ka përfunduar studimet universitare në fushën e juridikut dhe akualisht punon si asistente në Zyren e Avokaturës.Është anëtare e Kryesisë së Rinisë Demokratike të PDK-së në Lipjan.

Beneta Krasniqi

Besnik Beqaj është nga Prishtina. Ai është në përfundim të studimeve universitare në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës.

Besnik Beqaj

Brankica Timotijeviç është nga Mitrovica Veriore. Ajo është studente në Kolegjin IBCM. Aktualisht ajo është praktikante në OJQ-në ' Educative Youth Club-Sinergija'.

Brankica Timotijeviç

Bunjamin Hoti është nga Komuna e Podujevës. Është duke përfunduar studimet e magjistraturës në Universitetin Hasan Prishtina, drejtimi Kushtetues Administrativ. Ai është nënkryetar i Forumit Rinor të LDK-së në Podujevë.

Bunjamin Hoti

Burim Morina është nga Prishtina. Ai është teknik medicional me profesion dhe punon në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës 'Adem Jashari' si Mbikqyrës i Njësisë për VIP.

Burim Morina

Cyme Thaçi është nga Komuna e Prishtinës. Ajo ka përfunduar Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës dhe punon si Zyrtare e Financave në gazetën Kosova Sot. Sa i përket angazhimit politik, ajo është anëtare e kryesisë së Forumit të Gruas të LDK-së në Komunën e Deçanit.

Cyme Thaçi

Diamant Bytyqi është nga Komuna e Lipjanit. Ai është në përfundim të studimeve në Fakultetin e Mjeksësisë. Sa i përket angazhimit politik, Diamanti është anëtar i Kuvendit Komunal në Komunën e Lipjanit

Diamant Bytyqi

Diana Qarkaxhija është nga Gjakova. Ajo ka pëfunduar studimet e magjistraturës në degën e Pedagogjisë dhe punon si mësimdhënëse. Është anëtare e Kuvendit Komunal të Gjakovës dhe nënkryetare e Alternativës.

Diana Qarkaxhija

Doruntina Hasani është nga Komuna e Podujevës. Ka përfunduar studimet universitare në inxhinieri. Doruntina është Kryetare e Sekretariatit të Gruas dhe anëtare e Kuvendit Komunal nga radhët e LVV-së në Komunën e Podujevës.

Doruntina Hasani

Doruntina Rexhepi është nga Komuna e Gjilanit. Ka përfunduar studimet universitare në fushën e Psikologjisë. Është anëtare e PDK-së dhe Drejtore në Drejtorinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Kllokotit.

Doruntina Rexhepi

Drita Kozmaqi është nga Komuna e Obiliqit dhe ka përfunduar studimet e magjistraturës. Tani punon si përkthyese në Ministrinë e Drejtësisë dhe është anëtare e LVV-së.

Drita Kozmaqi

Drita Krasniqi është nga Komuna e Pejës. Ajo ka përfunduar studimet në fushën e administrimit të biznesit. Në aspekt politik, Drita është anëtare e Kuvendit Komunal në Komunën e Pejës, anëtare e Këshillit Drejtues dhe pjesë e Kryesisë së AAK-së, dega në Pejë.

Drita Krasniqi

Driton Tahiraj është nga Komuna e Deçanit. Ai ka përfunduar studimet universitare dhe është ekonomist me profesion. Dritoni është anëtar i Kryesisë së Rinisë Demokratike në Deçan.

Driton Tahiraj

Edita Mulliqi është nga Komuna e Podujevës. Ajo është në përfundim të studimeve universitare në drejtimin Komunikim Masiv - Gazetari. Edita është anëtare e AAK-së.

Edita Mulliqi

Egzona Hoxhaj është nga Prishtina. Ajo është në përfundim të studimeve universitare në fushën e ekonomisë. Egzona punon si financiere në HandiKOS.

Egzona Hoxhaj

Elira Sulejmani është nga Komuna e Dragashit. Vazhdon studimet universitare në Fakultetin e Edukimit. Është anëtare në Kuvendin Komunal në komunën e Dragashit nga radhet e PDK-së.

Elira Sulejmani

Elmedina Sejdiu është nga Prishtina. Ajo ka përfunduar studimet e magjistraturës dhe është e angazhuar si punëtore sociale në Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë.

Elmedina Sejdiu

Elvedin Skenderi është nga Prizreni. Ai është student i Fakultetit Ekonomik dhe anëtar i koalicionit Vakat.

Elvedin Skenderi

Emin Zariqi është nga Komuna e Prishtinës. Ka përfunduar studimet universitare në drejtimin Juridik. Punon si jurist në kompaninë DHL. Është anëtar i PDK-së.

Emin Zariqi

Erjona Huruglica është nga Komuna e Gjilanit. Ajo është studente në Fakultetin Ekonomik 'Menaxhment dhe Informatike' në Universitetin e Gjilanit dhe në Universitetin e Lublanës. Erjona është e angazhuar në aktivitete të ndryshme të shoqërisë civile.

Erjona Huruglica

Fatlinda Daku është nga Komuna e Gjilanit. Ajo është studente e vitit të dytë në drejtimin Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës. Fatlinda është gazetare me profesion dhe punon si praktikante në KosovaLive.

Fatlinda Daku

Fatos Turkaj është nga Komuna e Deçanit. Ka përfunduar studimet e magjistraturës në fushën e ekonomisë. Është kryetar i organizatës Perspektiva Rinore e Kosovës dhe anëtar i Kryesisë së Rinisë Demokratike të PDK-së.

Fatos Turkaj

Fitore Mangjolli është nga Komuna e Skënderajt. Ka përfunduar studimet universitare në fushën e Gjuhës dhe Letersisë Shqipe. Është anëtare e PDK-së dhe anëtare në Kuvendin Komunal të Skënderajt.

Fitore Mangjolli

Fjolla Ujkani ështën nga Komuna e Vushtrrisë. Ajo është në përfundim të studimeve universitare në Shkenca Politike. Sa i perket angazhimit politik, Fjolla është anëtare e Kuvendit Komunal nga partia LVV në Komunën e Lipjanit.

Fjolla Ujkani

Fjollëza Bunjaku është nga Komuna e Drenasit. Është studente në drejtimin e Arkitekturës dhe anëtare e Rinisë Demokratike të PDK-së.

Fjollëza Bunjaku

Flora Sejdiu-Abdullahu është nga Komuna e Ferizajit. Ka përfunduar studimet e magjistraturës në Psikologji dhe punon si edukatore. Është zëdhënëse e Gruas Demokratike në degën e PDK-së në Ferizaj dhe anëtare në Kuvendin Komunal të Ferizajit.

Flora Sejdiu-Abdullahu

Florentina Gjergjaj është nga Gjakova. Ajo ka përfunduar studimet e magjistraturës në Menaxhment dhe Informatikë në Universitetin e Prishtinës. Tani Florentina punon si mësimdhënëse e lëndëve ekonomike në shkollën 'Gjon N. Kazazi'. Ajo është anëtare e Kryesisë së Gruas dhe anëtare e Kuvendit Komunal në Gjakovë nga radhët e AAK-së.

Florentina Gjergjaj

Florimont Gojani është nga Gjakova. Ai është Magjistër i Shkencave Filologjike dhe mësimdhënës me profesion.

Florimont Gojani

Flutura Beka-Kamberaj është nga Mitrovica. Ka përfunduar studimet e magjistraturës në ekonomi dhe punon në bankën NLB. Flutura është anëtare e Kryesisë së LDK-së në degën e Mitrovicës dhe anëtare e Kuvendit Komunal në të njejtën komunë.

Flutura Beka-Kamberaj

Fortesa Shasivari është nga Komuna e Prishtinës. Ka përfunduar studimet universitare në Gazetari. Punon asistente e Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Është anëtare e Forumit të Gruas së Nismës Socaial Demokrate.

Fortesa Shasivari

Ganimete Qeriqi është nga Komuna e Lipjanit. Ka përfunduar studimet universitare dhe është infermiere me profesion. Ajo është Kryetare e Forumit të Gruas dhe anëtare në Kuvendin Komunal në Komunën e Lipjanit nga radhët e AAK-së.

Ganimete Qeriqi

Gjon Markaj është nga Komuna e Prishtinës. Ai ka përfunduar studimet në Fakultetin Juridik dhe punon si hulumtues në UBO Consulting.

Gjon Markaj

Hanalora Hoti është nga Rahoveci. Ajo është studente e kimisë dhe anëtare në Kuvendin Komunal nga radhët e LDK-së në Komuën e Rahovecit.

Hanalora Hoti

Hidajete Mazreku është nga Komuna e Malishevës. Ka përfunduar studimet universitare në ekonomi. Ajo është anëtare e Kuvendit Komunal dhe Kryetare e Pikës në Komunën e Malishevës.

Hidajete Mazreku

Hristina Kostic është nga Graçanica. Ajo ka perfunduar Fakultetin e Psikologjise dhe aktualisht eshte duke punuar ne Ministrine e Integrimeve Evropiane. Hristina eshte sekretare ne partine SLS

Hristina Kostic

Irena Petrovic është nga Komuna e Leposaviqit. Ajo ka përfunduar studimet universitare në fushën e ekonomisë dhe tani punon në Komunën e Leposaviqit. Irena është anëtare e Kuvendit Komunal dhe është anëtare aktive e Listës Serbe.

Irena Petrovic

Jehona Gjergji është nga Prishtina. Ajo është në përfundim të studimeve në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës. Jehona është e angazhuar si vullnetare në American Corner Prishtina dhe është anëtare e LDA dhe WYA.

Jehona Gjergji

Jelena Janackoviç është nga Zveçani. Ajo ka përfunduar studimet në Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze. Aktualisht punon në radion AS.

Jelena Janackoviç

Jelena Vuliceivc është nga Leposaviqi. Ajo punon në Kuvendin e Kosovës si Asistente në Kabinetin e Listës Serbe. Jelena ka mbaruar shkollën ekonomike dhe është administratore me profesion. Ajo është anëtare aktive e Listës Serbe tashmë sa vite.

Jelena Vuliceivc

Jeta Nushi është nga Komuna e Pejës. Ka perfunduar studimet e magjistraturës në fushën e Ekonomisë. Punon si shefe e sektorit për Rini,Kulturë dhe Sport në komunën e Pejës.

Jeta Nushi

Jovana Stojanoviç është nga Mitrovica Veriore. Ajo është studente në Kolegjin IBCM dhe punon si Drejtore e Programit në organizatën jo-qeveritare 'Educative Youth Club-Sinergija'.

Jovana Stojanoviç

Katarina Denic është nga Graqanica. Ajo ka përfunduar studimet në Fakultetin e Ekonomisë dhe tani është anëtare e Forumit Rinor të SLS-së.

Katarina Denic

Klarisa Nuredini është studente nga Prishtina. Ajo është duke përfunduar studimet në Fakultetin Filozofik, departamenti i Shkencave Politike. Si anëtare e Forumit Rinor të LDK-së, Klarisa ka qenë pjesë e e shtabit zgjedhor për zgjedhjet e kaluara komunale në Prishtinë dhe gjithashtu ka qenë e angazhuar si vëzhguese në zgjedhjet qëndrore të vitit 2017.

Klarisa Nuredini

Kujtim Deliu është nga Prishina. Ai ka përfunduar studimet universitare në fushën e eknomisë dhe është aktivist i LDK-së. Gjithashtu është menaxher në kompaninë BLERI Travel Club.

Kujtim Deliu

Leonora Shabani-Bajraktari është nga Prishtina. Ajo ka përfunduar shkollimin universitar dhe punon si mësimdhënëse. Leonora është anëtare e Kuvendit Komunal në Komunën e Prishtinës nga radhët e LVV-së.

Leonora Shabani-Bajraktari

Ljiljana Petrovic është nga Graqanica. Ajo është duke i përfunduar studimet në Fakultetin e Kimisë. Ljiljana është anëtare aktive e Listës Serbe.

Ljiljana Petrovic

Ljiljana Vasovic është nga Komuna e Leposaviqit. Ajo ka përfunduar studimet e magjistraturës në Gjeografi dhe punon si Asistente në Kabinetin e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës.

Ljiljana Vasovic

Lutfije Pajaziti është nga Komuna e Prishtinës. Ka përfunduar studimet universitare në fushën e matematikës dhe punon si mësimdhënëse e matematikës. Është anëtare e PDK-së.

Lutfije Pajaziti

Majlinda Dragobuzhda është nga Komuna e Vitisë. Ka përfunduar studimet universitare në fushën e psikologjisë. Majlinda është anëtare në Forumin e Gruas së LDK-së në Viti.

Majlinda Dragobuzhda

Marigona Berisha është nga Komuna e Prishtinës. Ka përfunduar studimet e magjistraturës në degën e gazetarisë në Universitetin e Prishtinës. Marigona është gazetare dhe asistente e Kryetarit të Grupit Parlamentar të LDK-së në Kuvendin e Kosovës.

Marigona Berisha

Marija Ćirković është nga Komuna e Graqanicës. Ajo mbaroi shkollën mjekësore dhe është infermiere pediatrike. Marija është anëtare aktive e partisë SLS.

Marija Ćirković

Medina Rama është nga Komuna e Vushtrrisë. Ajo është studente në Fakultetin Juridik dhe vullnetare e Kryqit të Kuq dhe HandiKOS-it. Sa i përket angazhimit politik, Medina është anëtare e Kryesisë së Rinisë Demokratike në Deçan.

Medina Rama

Melisa Azizoviç është nga Prizreni. Ajo ka përfunduar studimet në Fakultetin Ekonomik. Melisa është duke punuar ne Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë si Asistente e Zëvendës Ministrit. Ajo është anëtare e NDS-së.

Melisa Azizoviç

Mërgim Saqipi është nga komuna e Kamenicës. Ka përfunduar studimet universitare në Shkenca Politke. Është sekretar i degës së Nisma Social Demokrate në Kamenicë.

Mërgim Saqipi

Milena Petkovic është nga Komuna e Graqanicës. Ajo është studente në Fakultetin e Biologjisë. Milena është Zëvendës Kryetare e nëndegës së SLS-së në Uglare.

Milena Petkovic

Milena Todoroviç është nga Graçanica. Ajo ka përfunduar Fakultetin e Gazetarisë. Milena është duke punuar nëRTK2 si redaktore e redaksisë në gjuhën serbe.

Milena Todoroviç

Milica Lazić është nga Komuna e Graqanicës. Ajo është infermiere pediatrike dhe anëtare aktive e partise SLS..

Milica Lazić

Milica Mirkovic është nga Komuna e Kllokotit. Me profesion ajo është Teknike e Ushqimit dhe aktualisht punon në Komunen e Kllokotit si Menaxhere e Librarisë Komunale. Ajo është anëtare në partinë Lista Srpska.

Milica Mirkovic

Milica Simonovic është nga Gracanica. Ajo është inxhiniere e ndërtimit me profesion. Milica aktualish punon në Komunën e Graqanicës dhe është anëtare e Kuvendit Komunal nga radhët e Listës Serbe.

Milica Simonovic

Mirlinda Hoti është nga Peja. Ajo është studente e Fakultetit Ekonomik dhe punon në MInistrinë e Administratës Publike si Zyrtare e Pasurisë. Ajo është Nënkryetare e Partisë PLE që nga viti 2015.

Mirlinda Hoti

Muhamed Dzikezi është nga Prizreni. Ai është student në Fakultetin Juridik në Prishtinë. Muhamedi aktualisht punon si Praktikant në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.

Muhamet Dzikezi

Muharrem Gollopeni është nga Komuna e Suharekës. Ai ka përfunduar studimet e magjistraturën në fushën e psikologjisë organizative dhe sociale dhe është udhëheqës i Organizatës për Shërbime Psikologjike. Sa i përket aspektit politik, Muharremi është Sekretar Organizativ në Aleancën e të Rinjve të AAK-së.

Muharem Gollopeni

Nemanja Nedelkoviç është nga Graçanica. Ai ka përfunduar studimet universitare në Menaxhment. Aktualisht është duke punuar si Menaxher i Burimeve Njerëzore në organizatën jo-qeveritare Active Young Gracanica.

Nemanja Nedeljkovic

Nuhi Berisha është nga Fushe Kosova. Ai është student në Fakultetin për Studime Islame dhe teolog me profesion. Gjithashtu, ai është Hulumtues në Kompaninë IPSOS. Sa i përket angazhimit politik, ai është anëtar i PDAK dhe nënkryetar i Forumit Rinor në degën e PDAK në Fushë Kosovë.

Nuhi Berisha

Remzije Krasniqi është nga Prishtina. Ajo ka përfunduar studimet e magjistraturës dhe është profesoreshë e pedagogjisë me profesion. Tani është e angazhuar si Drejtore Ekzekutive në Qendrën Sociale-Edukative 'SOS Fshati i Fëmijëve', dhe ka eksperiencë me organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe vendore.

Remzije Krasniqi

Rinor Alili është nga Komuna e Gjilanit. Aktualisht është student në Fakultetin Filozofik, dega Punë Sociale.

Rinor Alili

Rezarta Aliraj-Sadiku është nga Komuna e Gjakovës. Ajo është mësimdhënëse dhe në shkollën 'Hysni Zajmi' në Gjakovë. Sa i përket angazhimit të saj politik, Rezarta është anëtare e AAK-së dhe anëtare e Këshillit Drejtues në Degën e Gjakovës.

Rrezarta Aliraj Sadiku

Sadije Krasniqi është nga Komuna e Malishevës. Ka perfunduar Fakulltetin e Bujqësisë dhe të Gjuhës dhe Letërsisë Angleze. Punon si mësimdhënëse. Është anëtare e Kuvendit Komunal të Malishevës nga radhët e Nismës Social Demokrate.

Sadije Krasniqi

Sandra Radoncic është nga Mitrovica e Veriut. Ka përfunduar studimet në Fakultetin Ekonomik, Departamentin e Financave dhe Auditimit. Sandra punon në Zyrën Administrative për Veri si Zyrtare për Komunitete dhe Kthim.

Sandra Radoncic

Saranda Musliu është nga Ferizaji dhe ka mbaruar studimet e magjistraturës në fushën e ekonomisë. Aktualisht Saranda është anëtare e Kuvendit Komunal nga radhët e LDK-së në Komunën e Ferizajit.

Saranda Musliu

Shejla Arifi eshte nga Prizreni. Ajo ka përfunduar studimet në Fakultetin e Edukimit. Shejla është duke punuar në Ministrinë e Komuniteteve dhe Kthim si Asistente e Zëvendës Ministrit. Ajo është anëtare e NDS-së.

Sejla Arifi

Šemsid Vellji është nga Prizreni. Ai ka përfunduar Fakultetin Filozofik në Departamentin e Psikologjisë. Shemsid tani punon në Qendrën e Autizmit dhe është anëtar i partisë NDS.

Šemsid Vellji

Sevgi Kervan është nga Prizreni. Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Edukimit dhe tani punon si mësuese në shkollën fillore 'Abdyl Frashëri'. Ajo është Kryetare e Organizatës Grave Orkide 'Prizren Orkide' 2017.

Sevgi Kervan

Shkumbin Bozhdaraj është nga Komuna e Deçanit. Ka përfunduar studimet e magjistraturës në fushën e inxhinerisë. Është kryetar is degës së AKR-së në Deçan.

Shkumbin Bozhdaraj

Shpresa Tafa është nga Komuna e Shtimes. Ka përfunduar studimet universitare për Ergoterapi. Është drejtore e Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Shtimes dhe anëtare e kryesisë së Gruas Demokratike të degës së PDK-së ne Shtime.

Shpresa Tafa

Shqipe Sylejmani është nga Komuna e Gjilanit. Ka përfunduar studimet universitare në fushën e pedagogjisë dhe psikologjisë dhe punon si Asistente Teknike në 'Element Design sh.p.k.'. Ajo është anëtare e LVV dhe Kryetare e Pikës së LVV-së në Gjilan.

Shqipe Sylejmani

Shqiponjë Hadergjonaj është nga Komuna e Deçanit. Ka përfunduar studimet universitare dhe është arkitekte me profesion. Sa i përket angazhimit politik, ajo është anëtare e PDK-së.

Shqiponje Hadergjonaj

Stefan Petrovic është nga Komuna e Leposaviqit. Ai ka përfunduar studimet në Ekonomi dhe momentalisht është duke punuar si Këshilltar Politik ne Kabinetin e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës.

Stefan Petrovic

Suzana Radenkovic është nga Komuna e Zveçanit. Ajo është teknike e ekonomisë me profesion dhe është ndërmarrëse që 11 vite. Suzana është anëtare e Listës Serbe dhe e angazhuar në të gjitha zgjedhjet si Koordinatore e Stafit Zgjedhor.

Suzana Radenkovic

Syzane Zhubi është nga Komuna e Mitrovicës. Ka përfunduar studimet universitare në fushën e Inxhinierisë. Është anëtare e PDK-së që nga themelimi.

Syzane Zhubi

Trim Syla është nga Komuna e Prishtinës. Është student në Fakultetin Juridik. Anëtar në PDK.

Trim Syla

Tringa Dreshaj është nga Peja. Vijon studimet universitare ne drejtimin shkenca politike. Është deputete në Kuvendin e të Rinjve të Kosovës.

Tringa Dreshaj

Valbonë Ferati është nga Mitrovica. Ajo ka përfunduar studimet në Histori dhe Shkenca Politike dhe është mësimdhënëse e historisë. Sa i përket angazhimit politik, Valbona është anëtare e Kuvendit Komunal në Komunën e Mitrovicës dhe nënkryetare e Forumit të Gruas së LDK-së në Mitrovicë.

Valbone Ferati

Valbonë Lezi është nga Komuna e Prizrenit. Ajo është studente në Fakultetin Juridik dhe anëtare e Kryesisë së Gruas së Nismës Social Demokrate.

Valbone Lezi

Valdete Sahiti është nga komuna e Vitisë. Punon në shoqatën joqeveritare 'AgroSkifteraj'. Është anëtare e Kryesisë së Forumit të Gruas së PDK-së në Viti.

Valdete Sahiti

Valdon Bytyçi është nga Komuna e Drenasit. Ka përfunduar studimet e magjistraturës në drejtimin e Shkencave Politike. Është anëtar i Vizionit për Drenasin.

Valdon Bytyqi

Valmir Lahu është nga Podujeva. Ai është student i vitit të parë në Fakultetin Filozofik, deparamenti për Shkenca Politike. Tani Valmiri është anëtar i PAI dhe Zëvendës Asistent i Ministrit të Bujqësisë.

Valmir Lahu

Vesa Broja është nga Komuna e Mitrovicës. Ajo është studente e vitit të fundit në studimet e magjistraturës në fushën e inxhinierisë së telekomunikacionit. Është anëtare e PDK-së dhe anëtare e Kuvendit Komunal të Mitrovicës.

Vesa Broja

Vjollca Kabashi është nga Komuna e Prizrenit. Ajo ka përfunduar studimet në Fakultetin e Edukimit, dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Tani është anëtare e Kuvendit Komunal në Prizren nga AAK.

Vjollca Kabashi

Vlora Tafili është nga Komuna e Klinës. Ajo ka përfunduar studimet universitare në Shkenca Politike. Vlora është Nënkryetare e AAK-së, dega në Klinë.

Vlora Tafili

Vlora Cena është nga Komuna e Rahovecit dhe me profesion është rrobaqepëse. Sa i përket angazhimit politik, Vlora është anëtare e Këshillit Drejtues të Aleancës së Gruas të Kosovës, AAK.

Vlora Cena

Yllka Gashi është nga Prishtina. Momentalisht është studente e vitit të dytë në Fakultetin Filozofik, departamenti i Shkencave Politike. Karrierën politike e ka filluar si anëtare e Forumit Rinor të LDK-së dhe ka qenë pjesë e shtabit zgjedhor për zgjedhjet e fundit komunale në Prishtinë.

Yllka Gashi

Ymihan Mujko është nga Mitrovica. Ajo ka përfunduar studimet në Telekomunikacion në Mitrovicë. Tani është anëtare e organizatës jo-qeveritare 'Dernek'. Sa i përket angazhimit politik, ajo është anëtare e KDTP që nga themelimi në 2006.

Ymihan Mujko

Zonjusha Toska është nga Peja. Ajo ka përfunduar studimet në drejtimin juridik dhe mban diplomën e magjistraturës në diplomaci. Me profesion është Zyrtare Ligjore

Zonjusha Toska