Ngjarja e rradhes

20-24 Mars, 2017

Prishtinë

Çka është Java e Gruas 2017?

Java e Gruas do të mbledhë gratë lidere dhe për here të parë burra lider të së ardhmes nga të gjitha segmentet e shoqërisë për të marrë pjesë në një javë diskutimi ku ato do të mund të diskutojnë, mësojnë dhe forcojnë shkathtësitë dhe teknikat për tu bërë më efektive në fushën e tyre.

Kush do të marrë pjesë në këtë ngjarje?

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë njëqindenjëzetë (120) gra dhe burra duke përfaqësuar partitë politike, kuvendin, qeverinë, qeverisjen lokale, mediat, universitetet, shoqërinë civile dhe biznesin. Java e Gruas në Kosovë do të refektojë po ashtu pjesëmarrjen e barabartë nga të gjitha regjionet e Kosovës si për nga etnia ashtu edhe nga mosha.

Cila është tema e Javës së Gruas 2017?

“Java e Gruas – Deshifrimi i Integrimit Evropian”. Java e Gruas do të fokusohet në çështjet që kanë më shumë rëndësi për qytetarët e Kosovës dhe që janë qenësore për përmbushjen e standarteve të nevojshme për zhvillimin e vendit në procesin e antarësimit në Bashkimin Evropian. Punësimi, shëndetësia dhe arsimi janë renditur si çështje prioritare për qytetarët e Kosovës, veçanërisht të rëndësishme për gratë dhe të rinjtë. Java e Gruas 2017 do të ofrojë një platformë të hapur diskutimi dhe analiza për politika që ndërlidhen me këta sektorë, në mënyrë që gratë dhe të rinjët liderë të së ardhmes, të jenë të përgatitur, si advokues dhe vendimmarrës ndaj ndryshimeve thelbësore.

Cilat janë punëtoritë gjatë Javës së Gruas?

Të folurit në publik / Trajnere: Pamela Hart
Kosova dhe Bashkimi Evropian / Trajner: Fisnik Rexhepi
Identifikimi i çështjeve me rëndësi/ Trajnere: Maja Nenadovic
Mediat Sociale/ Trajnere:Natasa Briski

PROGRAMI

Dita parë

#NotTheCost (Fushata për ndalimin e dhunës ndaj grave në politikë)

Dita dytë

Standardet e Arsimit: Qasja dhe Kualiteti

Dita tretë

Standardet e Shëndetit Publik: Kualiteti i Shërbimeve dhe Sigurimet Shëndetësore

Dita katërt

Standardet në tregun e punës: Të drejtat e punëtorëve dhe investimet e huaja direkte si gjenerues i vendeve të reja të punës

Dita pestë

Deshifrimi i Integrimit Evropian dhe përmbyllja e programit

RRJETET SOCIALE

Youtube

Facebook

© 2017 NDI Të gjitha të drejtat e rezervuara.