Çka është Java e Gruas në Kosovë?
Java e Gruas është një ngjarje e cila do të mbledhë gratë nga të gjitha sferat e shoqërisë, ku ato do të mund të diskutojnë, identifikojnë dhe tu ekspozohen të gjitha mënyrave që do të bënin pozitën e saj në shoqëri të rritet dhe të jetë më e dallueshme. Java e Gruas do të ftojë gratë lidere të së ardhmes nga të gjitha segmentet e shoqërisë për të marrë pjesë në një Javë Diskutimi ku ato do të mund të diskutojnë, mësojnë dhe identifikojnë shkathtësitë dhe teknikat për tu bërë më efektive në fushën e tyre. |
“Një vend mund te përparoj nëse gruaja eshte e përparuar, nëse është e arsimuar e punësuar dhe e fortë ekonomikisht. Gruaja kosovare vazhdon te jet viktimë e tranzicioneve. Ne sot duam te flasim me një zë per te gjitha gratë e Kosovës, zeri i së cilave ka mbetur i pa dëgjuar dhe pervoja e së cilave nuk është parë ende” "Kjo javë ka për qëllim të nxisë gratë dhe vajzat që frymën e udhëheqjes ta bartin në rrethin e tyre, në familjen e tyrë, në shoqërine e tyre” |