Cathy Allen, kryetare dhe pronare e “Connections Group”
Cathy Allen, punon 20 vite në ndihmë të komuniteteve, qeverive, shoqatave jo-qeveritare dhe grupeve të grave që të komunikojnë më mirë me mediet, publikun dhe politikanët. Qasja e saj kreative për ndryshimin e strategjisë së komunikimit përfshin synimin, zhvillimin e mesazhit dhe marrëdhëniet me medie.
Znj. Allen ka kryer trajnime dhe ka qenë këshilltare në më shumë se 34 shtete të botës. Ako ka kryer punëtori për arritjen e fuqisë për shumë organizata sikur National Education Association (Shoqata Kombëtare për Edukim), Odën Amerikane të Tregtisë, Gratë e Biznesit dhe Profesionale, Shoqatën Kombëtare të Prindërve dhe Mësuesve, Lidhjen Kombëtare për Votueset e Grave sikur edhe një numër të madh të institucioneve duke përfshirë Harvardin, Yale, Oberlin, Universitetin e Uashingtonit dhe Universitetin Shtetëror të Miçiganit. Znj. Allen gjithashtu ka udhëhequr apo këshilluar me më shumë se 500 fushata fituese, (75% janë gra) duke filluar nga krerët e komunave e deri tek guvernatorët, nga ligjvënësit e deri tek Kongresi Amerikan, nga nismat e thjeshta e deri tek gratë kandidate. Cathy është pjesë e Bordit të Shoqatës Amerikane të Këshilltarëve Amerikanë.
Bonnie Brownlee, Këshilltare për Komunikim
Bonnie Brownlee – është këshilltare për komunikim e cila punën dhe bën udhëzon punëtorët e emisioneve për CTV dhe Bell Media në Kanada. Ajo ka më shumë se 20 vite përvojë në komunikim me korporata, marrëdhënie ndërkombëtare të medieve, menaxhimin e fushatave zgjedhore. Si nënkryetare e lartë për rrjetin e CTV-së në Kanada, Brownlee ka udhëhequr ekipin e CTV-së i cili ka ofruar transmetime ndërkombëtare të Lojërave Olimpike 2010 përmes televizionit, të mbajtura në Vankuver.
Gjatë karrierës së saj, Brownlee ka punuar dhe këshilluar politikanë, kandidatë, kryeministra, korporata dhe anëtarë të familjes mbretërore në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo ka studiuar në Universitetet Harvard dhe Carleton, e gjithashtu edhe Kolexhin e Mbrojtjes Kombëtare në Kanada.
Pamela Hart, Drejtoreshë ekzekutive e “Release Your Voice”
Pamela Hart është magjistër në psikologji në Universitetin e Harvardit dhe sjelljet jo-verbale në Universitetin e Missurit në Shën Luis. E trajnuar në artin e të folurit publik, prezantimin dhe përdorimin e fjalëve për të cilat ka përvojë 20 vjeçare në skenë dhe ekran në Nju Jork dhe nëpër tërë Amerikën e Veriut.
Ajo gjithashtu ka diplomuar në Universitetin e Oksfordit dhe ka punuar gjatë me Kompaninë Mbretërore Shekspir. Para se të shkojë në Harvard, Pamela ka hyrë në botën e biznesit sikur eksperte për medie, prej ku ka udhëhequr dhe zhvilluar programe në radio dhe televizion. Ajo është pronare dhe kryetare e “Release your Voice”, që është një firmë e suksesshme e të folurit publik që trajno bnë arti e të folurit publik dhe prezantimet. Znj. Hart ka punuar gjatë me udhëheqës korporatash, ndërmarrës, staf të shërbimeve publike dhe politikanë.