Uran Ismaili - Ministër i Shëndetësisë
Uran Ismaili është Ministër i Shëndetësisë në Kosovë dhe Nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Nga 2010-2017, ai ka qenë i përfshirë në sektorin publik duke i ofruar konsulencë ministrit të transportit, ministrit të bujqësisë, dhe më së fundi si këshilltar/shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Ai ka eksperiencë në implementimin e projekteve të rëndësishme infrastrukturore, e deri në zhvillimin e programeve të granteve në bujqësi. Ai ka udhëhequr Ministrinë e Bujqësisë në takime me donatorë nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Bashkimi Evropian (BE), Banka Botërore, në këtë mënyrë ka zhvilluar programe prej të cilave kanë përfituar shumë sektorë në fushën e bujqësisë. Njëri ndër zhvillimet më me rëndësi ka qenë krijimi i një partneriteti unik në mes të USAID dhe Qeverisë së Kosovës për financimin e kredive bujqësore përmes bankave komerciale. Përveç angazhimit si këshilltar, gjatë karrierës së tij Ismaili njihet si ndërmarrës i suksesshëm në sektorin e ushqimit, pasi që është bashkëpronar dhe bashkëthemelues i një zinxhiri të pastiçerive në Prishtinë. Ai ka diplomuar nga Harvard Kennedy School me Master në Administrim Publik, dhe mbanë diplomë Bachelor në Psikologji nga Universiteti Graceland në Ioëa. Gjatë kohës së tij në Graceland, ai ka qenë i angazhuar në klubet studentore si Klubin e Studentëve Ndërkombëtar dhe në Klubin e Studentëve me Ngjyrë, ku ka bërë përpjekje për të promovuar tolerancën fetare dhe racore.