Dita 4
E premte, 29 mars 2019
Vendi: Kino Armata
09:00 - 09:30 Regjistrimi i pjesëmarrësve
09:30 - 09:35 Fjalët hyrëse: Christina Davis, Drejtore e Zyrës për Demokraci dhe Qeverisje në
Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID)
09:35 - 11:30 Paneli 1: Ndarja e përgjegjësisë në përzgjedhjen e politikave publike: Sfidat në
sigurimin e përfshirjes së qytetarëve në procesin e bërjes së politikave
Qëllimi: Pjesëmarrja përmbajtësore e qytetarëve në procesin e bërjes së politikave publike
është thelbësore për të siguruar funksionimin e mirëfilltë të sistemeve demokratike të
qeverisjes. Ndarja e përgjegjësisë në përzgjedhjen e politikave publike është veçanërisht e
rëndësishme në nivel lokal. Komunat duhet të ofrojnë shërbime që plotësojnë nevojat e të gjithë
qytetarëve, duke përfshirë edhe grupet e margjinalizuara. Për të arritur këtë, komunat duhet
të investojnë kapital politik dhe resurse të mjaftueshme në zhvillimin dhe forcimin e
mekanizmave përmes të cilëve qytetarët informohen, konsultohen dhe përfshihen aktivisht në
formulimin dhe zbatimin e politikave në nivel lokal. Në anën tjetër, po ashtu duhet të rritet
niveli i ndërgjegjësimit të qytetarëve dhe potenciali i tyre për të ndikuar përmbajtësisht në
zhvillimin e politikave komunale, akteve nënligjore, dhe buxhetit. Gjatë këtij sesioni do të
diskutohet rreth qasjes që duhet të kenë institucionet për të komunikuar me qytetarët, dhe se si
këta të fundit duhet të përdorin në mënyrë efektive mekanizmat e dizajnuar për të lehtësuar
pjesëmarrjen e tyre në proceset e zhvillimit të politikave, dhe zvogëlimin e hendekut në mes të
qytetarëve dhe zyrtarëve publik.
09:35 - 10:10 Fjala hyrëse e panelistëve
● Duda Balje, Deputete e Kuvendit të Kosovës/Kryetare e Komisionit për të Drejtat e
Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione
● Vesna Mikić, Zëvendës Ministre e Drejtësisë
● Qëndron Kastrati, Kryetar i Komunës së Kamenicës
● Jovana Radosavljević, Drejtore Ekzekutive në Iniciativën e Re Shoqërore
● Ganimete Aliu, Zyrtare për Barazi Gjinore në Komunën e Obiliqit
10:10 - 11:30 Diskutim i hapur me audiencën
Moderatore: Sanja Sovrlić, Gazetare në portalin Bota Bardh e Zi/Pjesëmarrëse e Javës së
Gruas (Gjenerata 2014)
11:30 - 12:30 Bashkëbisedim me Sonja Stamenkova, Kryetare e Komunës Kamenica Maqedone
Qëllimi: Zyrtarët publik në institucionet e qeverisjes lokale duhet të mbahen përgjegjës jo
vetëm për veprimet dhe shërbimet që i ofrojnë gjatë qeverisjes së tyre, por edhe për sjelljen që
tregojnë gjatë përmbushjes së obligimeve dhe përgjegjësive. Besimi që u jepet atyre nga
qytetarët pritet të kthehet në veprime konkrete që përfaqësojnë interesin publik, jo interesat e
tyre personale apo ato të partisë së tyre. Zyrtarëve publik iu është besuar të menaxhojnë
taksat e qytetarëve, prandaj qytetarët jo vetëm që duhet të informohen për vendimet e marra
në emër të tyre, por duhet të konsultohen dhe përfshihen në proceset që i paraprijnë marrjes së
vendimeve. Kjo është tejet e rëndësishme, sidomos në nivelin e qeverisjes lokale, e cila në thelb
është e dizajnuar për të sjellë institucionet sa më afër qytetarit. Kështu, vetëm përmes
transparencës dhe llogaridhënies institucionet publike mund t’i sigurojnë qytetarët që
vendimet dhe politikat e financuara nga taksat e tyre janë në shërbim të interesit publik. Gjatë
këtij sesioni, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të diskutojnë rreth qasjeve që synojnë
përfshirjen e qytetarëve në hartimin e politikave dhe promovimin e një kulture të
llogaridhënies midis zyrtarëve publik, që siguron vendosjen dhe ruajtjen e standardeve të larta
të etikës dhe integritetit në shërbimin publik.
11:30 - 11:35 Hapja e diskutimit nga Arbesa Neziri, Pjesëmarrëse e Javës së Gruas (Gjenerata
2018)
11:40 - 12:30 Diskutim i hapur me audiencën
12:30 – 13:30 Dreka
13:30 – 15:30 Paneli 2: Rritja e llogaridhënies në qeverisjen lokale përmes transparencës dhe
efikasitetit të prokurimit publik
Qëllimi: Vendet demokratike kanë vënë në zbatim parimin e decentralizimit të pushtetit dhe
fuqizimin e institucioneve të qeverisjes lokale me qëllim që nevojat e qytetarëve të adresohen
në mënyrë më efektive dhe të përgjegjshme. Përkrahësit e kësaj qasje kanë argumentuar se
afërsia e qytetarëve me zyrtarët e institucioneve qeverisëse do të ketë ndikim pozitiv në
përmirësimin e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies. Megjithatë, përvoja në Kosovë,
ngjashëm si në shumë vende në zhvillim, tregon se në përcaktimin e politikave me prioritet dhe
ndarjet buxhetore ekzistojnë zbrazëtira të konsiderushme. Në listën e sfidave të qeverisjes
lokale, vend kryesor zënë proceset dhe procedurat joefektive të prokurimit publik që shpesh
karakterizohen me mungesë të transparencës dhe korrupsion. Gjatë këtij sesioni,
pjesëmarrësit do të kenë mundësi të diskutojnë me panelistë lidhur me ndryshimet kyçe në
prokurimin publik, përpjekjet e komunave për të përmirësuar transparencën dhe
llogaridhënien në nivel lokal, rishikimin e kornizës ligjore mbi prokurimin publik, zgjidhjet
teknologjike të bëra me qëllim për të siguruar nivel më të lartë të transparencës në proceset e
prokurimit, dhe rolin e organizatave të shoqërisë civile dhe mediave në monitorimin dhe
raportimin e menaxhimit të financave publike në nivel lokal.
13:30 – 14:00 Fjala hyrëse e panelistëve
● Ardian Gjini, Kryetar i Komunës së Gjakovës
● Xhafer Tahiri, Kryetar i Komunës së Vushtrrisë
● Zize Blakaj, Menaxhere e Prokurimit në Komunën e Istogut/Pjesëmarrëse e Javës së
Gruas (Gjenerata 2012)
● Vlora Ferizi, Këshilltare e Prokurimit në Agjencinë Amerikane për Zhvillim
Ndërkombëtar, Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse
● Njomza Arifi, Menaxhere e Programit në Grupin për Studime Juridike dhe Politike
14:00 – 15:30 Diskutim i hapur me audiencën
Moderatore: Nora Siqeca, Eksperte për komunikim - Agjencia Amerikane për Zhvillim
Ndërkombëtar, Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse
15:30 – 16:30 Bashkëbisedim me Erica Van Lente, Kryetare e Komunës së Dalfsen, Mbretëria e
Holandës
Qëllimi: Zyrtarët publik në institucionet e qeverisjes lokale duhet të mbahen përgjegjës jo
vetëm për veprimet dhe shërbimet që i ofrojnë gjatë qeverisjes së tyre, por edhe për sjelljen që
tregojnë gjatë përmbushjes së obligimeve dhe përgjegjësive. Besimi që u jepet atyre nga
qytetarët pritet të kthehet në veprime konkrete që përfaqësojnë interesin publik, jo interesat e
tyre personale apo ato të partisë së tyre. Zyrtarëve publik iu është besuar të menaxhojnë
taksat e qytetarëve, prandaj qytetarët jo vetëm që duhet të informohen për vendimet e marra
në emër të tyre, por duhet të konsultohen dhe përfshihen në proceset që i paraprijnë marrjes së
vendimeve. Kjo është tejet e rëndësishme, sidomos në nivelin e qeverisjes lokale, e cila në thelb
është e dizajnuar për të sjellë institucionet sa më afër qytetarit. Kështu, vetëm përmes
transparencës dhe llogaridhënies institucionet publike mund t’i sigurojnë qytetarët që
vendimet dhe politikat e financuara nga taksat e tyre janë në shërbim të interesit publik. Gjatë
këtij sesioni, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të diskutojnë rreth qasjeve që synojnë
përfshirjen e qytetarëve në hartimin e politikave dhe promovimin e një kulture të
llogaridhënies midis zyrtarëve publik, që siguron vendosjen dhe ruajtjen e standardeve të larta
të etikës dhe integritetit në shërbimin publik.
15:30 - 15:35 Hapja nga Amra Zejneli - Loxha, Gazetare në RTK 2/Radio Evropa e Lirë
15:35 - 15:45 Fjala kryesore nga Erica Van Lente, Kryetare e Komunës së Dalfsen, Mbretëria e
Holandës
15:45 - 16:30 Diskutim i hapur me audiencën
16:30 – 16:45 Pauza e kafes
16:45 – 18:30 Paneli 3: Ruajtja e rolit të medias në promovimin e qeverisjes transparente dhe
llogaridhënëse
Qëllimi: Në një shoqëri demokratike media luan rol kyç në promovimin e qeverisjes së mirë.
Duke monitoruar punën e institucioneve publike dhe duke ekspozuar rastet e keqpërdorimeve,
mediat u mundësojnë qytetarëve që vazhdimisht të mbajnë institucionet nën vëzhgim dhe të
rrisin kështu presionin publik për llogaridhënie. Mediat shërbejnë edhe si arenë ku zhvillohen
debate lidhur me çështjet politike dhe politikat publike, duke u mundësuar qytetarëve të jenë
më të informuar për opcionet që do të mbështesin gjatë zgjedhjeve. Informimi adekuat është
jetik për përfshirjen e qytetarëve në çështjet publike, prandaj duke siguruar informacion të
saktë për çështjet e hapura dhe pikëpamjet e akterëve relevant, media luan rol ndërmjetësues
në mes të qytetarëve dhe institucioneve. Gjatë këtij sesioni do diskutohet se deri në çfarë
shkalle mediat pasqyrojnë diversitetin kulturor dhe shoqëror, dhe potencialin e tyre për të
kanalizuar prioritetet dhe kërkesat e qytetarëve në agjendën e politikbërësve. Pjesëmarrësit
gjithashtu do të diskutojnë mënyrat se si mediat e reja digjitale lehtësojnë shkëmbimin e
informacionit dhe ndikojnë në proceset e politikbërjes.
16:45 – 17:15 Fjala hyrëse e panelistëve
● Fatmire Mulhaxha-Kollcaku, Deputete e Kuvendit te Kosoves
● Agim Aliu, Kryetar i Komunës së Ferizajt -
● Valdete Bajrami, Kryetare e Gruas së NISMA Socialdemokrate
● Arben Ahmeti, Autor dhe Drejtor i Programit “Zyra e ankesave”- RTV Dukagjini
● Erëza Vela, Eksperte për marrëdhënie me publikun dhe komunikim
17:15 - 18:30 Diskutim i hapur me audiencën
Moderatore: Mimoza Gavrani, Menaxhere e Programit në Caritas Kosovë/Pjesëmarrëse e
Javës së Gruas (Gjenerata 2013)