Atifete Jahjaga, Presidente e Republikës së Kosovës
Atifete Jahjaga është presidentja e parë femër e Republikës së Kosovës, e zgjedhur nga Parlamenti i Kosovës më 07 prill 2011. Presidentja Jahjaga është liderja femër më e re në botë e zgjedhur në postin e Presidentes, e lindur më 20 Prill 1975 në Rashkoc, Gjakovë. Ajo është po ashtu edhe Presidentja e parë femër në historinë moderne të Ballkanit. Qe nga muaji maj i vitit 2012, Presidentja Jahjaga është anëtare e Këshillit të Grave Lidere Botërore (CWWL).
Zonja Jahjaga ka mbajtur postin e Zëvendës-Drejtores së Përgjithshme të Policisë së Kosovës që nga muaji shkurt i vitit 2009. Ajo ka qenë zyrtare e Policisë së Kosovës që nga themelimi në vitin 2000 dhe ka mbajtur poste me përgjegjësi, fillimisht në nivel rajonal e pastaj edhe në drejtorinë qendrore. Presidentja Jahjaga ka shërbyer në pozita të ndryshme në zbatimin e ligjit dhe rregullit, në mes tjerash në njësinë e standardeve profesionale, atë të burimeve njerëzore, atë të personelit dhe departamentit të trajnimit, atë të administrimit dhe të policisë kufitare. Ajo ka përfunduar studimet në fakultetin juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 2000. Në vitet 2006-2007 ka ndjekur programe pasuniversitare për Menaxhment Policor dhe Ligjin Penal në universitetin e Leicester-it në Mbretërinë e Bashkuar. Po ashtu ka ndjekur programin pasuniversitar për Shkencën mbi Krimin, në Universitetin e Virginia-s në Shtetet e Bashkuara në vitin 2007. Presidentja Jahjaga ka ndjekur gjithashtu programe profesionale dhe hulumtuese në Qendrën Evropiane për studime të sigurisë “George C. Marshall” në Gjermani, Akademinë Kombëtare të FBI-së në SHBA dhe Ministrinë e Drejtësisë të SHBA.
Tracey Ann Jacobson - Ambasadore e SHBA në Republikën e Kosovës
Si zyrtare karriere e Shërbimit të Lartë të Jashtëm ambasadorja Tracey Ann Jacobson më parë shërbeu si Zëvendës Drejtoreshë e Institutit të Shërbimit të Jashtëm (FSI) prej korrikut të 2010-ës deri në korrik të 2012-ës, dhe si dekane e Shkollës për Studime Profesionale dhe Rajonale në FSI në vitet 2009-2010. Ajo ka shërbyer si ambasadore e SHBA-ve në Taxhikistan (2006-2009) dhe Turkmenistan (2003-2006). Ajo ishte edhe zëvendës shefe e misionit në ambasadën e SHBA-ve në Riga (2000-2003). Para kësaj ajo ishte Zëvendës Sekretare Ekzekutive në Këshillin Kombëtar të Sigurisë në Shtëpinë e Bardhë. Detyrat tjera të saja jashtë shtetit përfshijnë funksione në Seul, Kore Jugore; Nassau, Bahame; dhe Moskë, Rusi. Brenda shtetit ajo ka punuar në Byronë për Inteligjencë dhe Hulumtime të Departamentit të Shtetit, në Byronë për Çështje të Hemisferës Perëndimore, dhe në Zyrën e Nënsekretarit për Menaxhim.
Ambasadorja Jacobson ka diplomuar në universitetin John Hopkins, dhe ka magjistruar në Shkollën John Hopkins Nitze, për Studime të Avancuara Ndërkombëtare. Ajo është shpërblyer disa herë nga Departamenti i Shtetit me shpërblim për punë meritore dhe shpërblimin e lartë për punë të ndershme, si dhe ka marrë Shpërblimin Presidencial për Shërbim Meritor. Ajo ka mësuar gjuhën shqipe, serbe, franceze, ruse, spanjolle, koreane, dhe taxhike. Është e martuar me David Baugh, pjesëtar i shërbimit diplomatik britanik.
Teuta Sahatqija - Kryesuese, Grupi i Grave Deputete, Kosovë
Teuta Sahatçiu është inxhiniere me profesion dhe ka diplomuar si studente e dalluar. Përgjatë karrierës së saj Teuta ka demonstruar cilësi të lideres, fillimisht si inxhiniere dhe menaxhere, si drejtore dhe themeluese një kompanie telekomunikuese dhe së fundi si lidere në politikë. Për më tepër znj. Teuta është themeluese e Lobit Regjional të Grave dhe themeluese e asociacionit të ish -studentëve në Shtetet e Bashkuara KUSA. Ajo u është drejtuar dhe ka marrë pjesë në konferenca të ndryshme ndërkombëtare në çështje të ndryshme përfshirë ekonominë, fuqizimin e grave, marrëdhëniet ndërkombëtare, sigurinë, pajtimin dhe demokratizimin. Ajo i është drejtuar Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Seminarit Rose Roth, Forumit Ekonomik në Krynice, Romë, konferencave ndërkombëtare të organizuara nga Instituti IDEA në Accra të Ganës, konferenca të ndryshme të UNDP-së në Stamboll dhe në Prishtinë si dhe konferencave të OSBE-së në Budvë dhe Prishtinë, Forumit Ndërkombëtar të Liderëve në Charlotte të Karolinës Veriore, FES-së në Budvë, CIG-së, PER-it, Konferencsë Ndërkombëtare për të Drejtat e Grave në Erbil të Irakut Konferencës I-know politics në Aman të Jordanisë, konferencave të RWL-së dhe UNWOMEN në Prishtinë, Shkup, Vjenë, Zagreb e shumë të tjera.
Alexander Chavarria - Drejtor Rezident i NDI në Kosovë
Alexander Chavarria është drejtor rezident i Institutit Kombëtar Demokratik në Kosovë. Më parë ka shërbyer si drejtor rezident në Liberi si dhe drejtor i programit pjesëmarrja e qytetarëve në Kuvendin Legjislativë në El Salvador. Ai ka shërbyer si këshilltar ndërkomëtar në çështjet demokracisë dhe qeverisjes për IADB, Programin Ndërkombëtar për Buxhet, Parlamentarët për Grupin e Habitatit dhe OAS.
Z. Chavarria është bashkë themelues , ka asistuar dhe më vonë ka shërbyer si këshilltarë për Programin e Zvillimit Legjislativ ( PRODEL) për Kuvendin Legjislativë të Kosta Rikës. Ai gjithashtu ka shërbyer si këshilltar ndërkombëtar në programin për legjislacion të modernizuar në Guatemala dhe këshilltar legjislativë në Dhomën e Përfaqësuesve në Legjislaturën e Teksasit. Z. Chavarria ka shërbyer dhe si vëzhgues ndërkombëtar për OAS gjatë vitit 2004 në zgjedhjet presidenciale ne El Slavador.
I lindur në Kosta Rika, Z. Chavarria mbanë një Diplomë Master në Administrim i Biznesit nga Pontificia Universidad Católica de Chile , një Diplomë Master në Shkencat Politike nga Texas State University , dhe është i diplomuar nga programi “licenciatura” në Universitetin e Kosta Rikës, Shkolla për Shkenca Politike.
Mimoza Kusari - Lila - Kryetare e Komunës se Gjakovës
Mimoza Kusari-Lila ka magjistruar për administrim biznesi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë kësaj kohe ajo vijoi studimet në Institutin Ekonomik, Universiteti i Kolorados dhe Universitetin e Duquesne në Pitsburg, ku përfundoi magjistraturën në e-biznes. Studimet e larta, Mimoza Kusari-Lila, i kreu në Univeristetin e Prishtinës në Fakultetin Ekonomik. Gjatë kohës së saj në Universitetin Duquesne si studente në MBA, znj. Kusari – Lila ishte themeluese dhe Presidente e Parë e Shoqatës së Grave Afariste të Universitetit Duquesne. Pas kthimit të saj në Kosovë në korrik 2001, Mimoza Kusari-Lila punoi për projektin e Bankës Botërore dhe USAID për mbështetjen e bizneseve të Kosovës. Gjithashtu, ajo punoi si menaxhere e projektit të planit arsimor për Kosovën të Fondacionit të Universitetit Amerikan në Kosovë, si dhe në themelimin e institucionit. Mimoza Kusari-Lila u bë pjesë e shërbimit publik më 2003 ku iu ofruar pozita e zëdhënëses dhe Këshilltares së Kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepit. Në këtë pozitë, znj. Kusari – Lila shërbeu deri në dhjetor 2004. Mimoza Kusari-Lila ishte drejtore ekzekutive e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (AmCham), nga 2006 deri 2009. Gjatë kohës së saj si Drejtore Ekzekutive e AmCham, kjo organizatë u akreditua zyrtarisht nga Oda Ekonomike e Amerikës në Uashington dhe Këshilli Evropian i Odave Ekonomike Amerikane në Evropë (ECCAC).
Mimoza Kusari-Lila u bë anëtare aktive e politikës së Kosovës në zgjedhjet e 2009, duke garuar në zgjedhje për postin e kryetarit të komunës së Gjakovës, të cilin gati e fitoi. Në shkurt 2010 Mimoza Kusari – Lila u zgjodh Nënkryetare e Partisë Aleanca Kosova e Re. Në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura në dhjetor 2010, Mimoza Kusari – Lila ishte femra më e votuar në Republikën e Kosovës. Pasi që Aleanca Kosova e Re iu bashkua koalicionit qeveritar, znj. Kusari – Lila u emërua Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Tregtisë dhe Industrisë, të cilën pozitë e mban që nga shkurti 2011.Znj. Kusari – Lila është e martuar për Arben Lilën dhe është nënë e dy djemve, Adrit 7 dhe Edonit 1.
Adriana Hoxhiq
Adriana Hoxhiq ka lindur në vitin 1975 në Mitrovicë . Përvojë të vlefshme në drejtimin e çështjeve me rëndësi publike fituar menjëherë pas luftës së vitit 1999 ,kur si menaxhere rajonale në sektorin e OJQ-ve ka menaxhuar projekte në të gjitha zonat serbe në veri të Kosovës , duke përfshirë edhe enklavat në jug . Së pari , përmes veprimit humanitar dhe më pas nëpërmjet një sërë projekteve të zhvillimit ekonomik , krijon një komunikim të drejtpërdrejtë me komunitetet vendore , monitorimin përparimin dhe zhvillimin e tyre .
Me hyrjen në krye të Zyrës Administrative të Mitrovicës Veriore , Adriana edhe në punë tregoi se si të menaxhohen projektet e infrastrukturës me qëllim për të përmirësuar jetën e përditshme të të gjithë qytetarëve . Humaniteti , durimi dhe aftësia për të kuptuar nevojat e komuniteteve lokale ,e veçoi atë si një strateg të aftë dhe ndërmjetës i cili është lundrues në re , por në mënyrë të qëndrueshme ec në tokë dhe gjithmonë vjen me një zgjidhje logjike , realiste dhe të pranueshme .
Adrijana ka udhëhequr një sërë projektesh , duke filluar nga renovimi i fasadave të banimit pastaj pajisjet në shkolla dhe kopshteve deri tek mbështetja organizatat bamirëse dhe sektorët jo-qeveritare , Adriana ka bërë të qartë se Mitrovica gati për qeverinë vendore të përgjegjshme se rezultatet e tyre tregojnë për veprimet e jo fjalime . Sfida që shtrihet përpara pas këtyre zgjedhjeve do të jetë një kulm i përpjekteve te Adrijanes te kaluara dhe të rezultojnë në një themel të fortë për krijimin e institucioneve që do të shërbejë qytetarëve , të bashkëpunojnë me ta , duke respektuar vullnetin e tyre dhe në këtë mënyrë të mundësojë që qytetarët janë ata që marrin vendime.