Angela Wilkins
Angela ka përvojë të gjerë të punës me Partinë Laburiste, gjatë periudhës së saj më të suksesshme 1994-2010. Ajo është gjithashtu një konsulente e pavarur duke punuar me demokracitë në zhvillim, veçanërisht në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, për Institutin Kombëtar Demokratik në Jemen , Irak , Maroko dhe Ballkan, duke punuar në marrëdhëniet e mediave me partite politike, zhvillimin dhe formimin e mesazhit, komunikimin e brendshëm dhe të jashtëm, për procesin e politikë-bërjes, në modernizimet e partive politike, në rekrutimin e anëtarëve të partive politike etj. Ajo ka punuar për Partinë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar për 17 vite. Ajo ishte përfshirë në modernizimin dhe riemërtimin e Partisë Laburiste në vitet 1990 dhe gjatë fitores së Tony Blair në vitin 1997.
Angela ka punuar me deputetët në Parlament gjatë fushatave dhe ka udhëhequr komunikimin me votuesit. Ajo ishte Këshilltare e Kryetarit të Partisë në përgatitjen e politikave dhe në bërjen e fushatës për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2005. Angela ka menagjuar edhe Projektin mbi angazhimin e votuesve - për udhëheqësit e partisë. Ka qenë udhëheqëse e Zyrës Politike te nënkryetari i partisë. Po ashtu Angela ka shërbyer edhe si Këshilltare Komunale në Londër. Ajo është e diplomuar në Politikë nga London School of Economics.
Kristina Wilfore
Kristina Wilfore sjell më shumë se 20 vite përvojë dhe zotërim pothuajse të të gjitha aspekteve të politikës dhe të organizimit të bazës për Strategjitë Karakoyun. Pas po thuajse shtatëmbëdhjetë viteve të punës së saj në ndërtimin e lëvizjeve sociale dhe zhvillimit demokratik në Shtetet e Bashkuara, ajo u zhvendos jashtë vendit për të ndarë përvojën e saj për zgjedhjet, zhvillimin e politikave dhe mbrojtjen qytetare duke ndihmuar krijimin e një demokracie më të gjallë dhe më të përgjegjshme në vende të ndryshme të botës.
Kristina ka bërë trajnime dhe ka ofruar konsulltime për organizata lokale, në zhvillimin e partive politike, në pjesëmarrjen politike të grave dhe në monitorimin e zgjedhjeve në Evropën Lindore, Azi dhe Lindje të Mesme në Bjellorusi, Gjeorgji, Azerbajgjan, Rusi, Kuvait, Afganistan dhe Arabi Saudite.
Si drejtore e zyrës së Institutit Kombëtar Demokratik ( NDI ) në Ukrainë në vitet 2009-2013
Kristina ka punuar me partitë politike, avokimin qytetar dhe programin e monitorimit të zgjedhjeve. Ajo gjithashtu filloi programin e grave në Ukrainë për herë të parë në historinë e NDI-së në këtë vend.
Kristina ka sofistikuar përdorimin e hulumtimit të opinionit publik për liritë demokratike, si dhe çështjet gjinore. Në Shtetet e Bashkuara, Kristina ka shërbyer si Drejtore Ekzekutive e Qendrës së Iniciativës për të Votuarit Strategjik ( BISC ). Gjatë karrierës së saj ajo ka punuar në 35 nga 50 shtetet e ShBA-së për të inkurajuar bashkëpunimin ndërmjet organizatave qytetare dhe partive e zyrtarëve të zgjedhur në të gjitha nivelet e funksioneve publike .
Kristina me profesion është Politologe. Ajo ka titullin Master në Administrim Publik nga Universiteti i Uashingtonit, si dhe është e diplomuar në gazetari dhe shkencat politike në Universitetin Shtetëror të Uashingtonit. Ajo është lindur dhe rritur në Kalispell, Montana (ShBA).
Dr. Maja Nenadovic
Maja është këshilltare nga Kroacia e cila ka doktoruar në Shkencat Politike, ndërsa ekspertiza e saj shtrihet në shumë fusha të ndryshme, duke përfshirë atë të të Drejtave të Njeriut, Analizë të Politikave, Fushatat Politike, Politikat Publike dhe në Marrëdhënie Ndërkombëtare. Ajo ka përfunduar studimet e doktoraturës(PhD) në Shkenca Politike, në Holandë, duke u specializuar në temën e promovimit të demokracisë dhe demokratizimin e vendeve të pas luftës. Disertacioni i saj mban temën “ Demokratizimi dhe Asistenca e Partive Politike në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë. Angazhimi i saj si trajnere dhe këshilltare e pavarur, ka filluar që nga viti 2000.”
Në vitin 2005 është angazhuar si praktikante hulumtuese në Kombet e Bashkuara - Departamenti i refugjatëve Mostar. Në vitin 2006 ishte menaxhere e zhvillimit në organizatën MUSERS. Gjatë viteve 2009-2012 ka shërbyer si trajnere ne Akademinë Ndërkombëtare të Debateve - Slloveni. Që nga viti 2010 ajo është angazhuar si trajnere, koordinatore dhe për mbledhje të fondeve në Departamentin Ndërkombëtar të Fondacionit Anne Frank. Që nga viti 2011 ajo është angazhuar po ashtu si konsulente në Institutin për Shoqëri të Hapur. Që nga viti 2011 ajo është bashkë themeluese në Rrjetin e Arsimit dhe Zhvillimit për Evolucionin e Komunikimit në Kroaci - HERMES.