Dita | Tema | Data | Koha | Komuna | Vendi |
---|---|---|---|---|---|
Dita e 1 | Ndërprerja e ciklit të dhunës dhe ngacmimit ndaj grave në politikë | 22 mars | 14:00-16:00 |
Prishtinë Fushë Kosovë Drenas Graçanicë Lipjan Novobërdë Obiliq |
Hotel Emerald & Zoom |
Dita e 2 | Rëndësia e përfshirjes së kandidatëve me integritet të lartë në listat zgjedhore | 23 mars | 14:00-16:00 |
Gjakovë Deçan Junik Rahovec Pejë Istog Klina |
Hotel Emerald & Zoom |
Dita e 3 | Përfaqësimi i drejtë i grave në media qenësore për barazi gjinore | 24 mars | 14:00-16:00 |
Mitrovicë e Jugut Mitrovicë e Veriut Skënderaj Vushtrri Zubin Potok Zveçan Leposaviq |
Hotel Emerald & Zoom |
Dita e 4 | Drejtimi i agjendes mjedisore bazuar në gjithëpërfshirje | 25 mars | 14:00-16:00 |
Prizren Dragash Malishevë Mamushë Suharekë Podujevë Shtërpce |
Hotel Emerald & Zoom |
Dita e 5 | Burrat, pushteti dhe politika | 24 mars | 14:00-16:00 |
Ferizaj Hani i Elezit Kaçanik Gjilan Kamenicë Kllokot Partesh Ranillug Shtime Viti |
Hotel Emerald & Zoom |
Java e Gruas (WOW) është ngjarje vjetore e organizuar në nivel nacional, e vendosur në një mjedis multietnik që bashkon më shumë së 120 gra dhe burra nga partitë politike, shoqëria civile, biznesi, media dhe nga akademia me qëllim të ngritjes së kapaciteteve ekzistuese të grave lidere që të synojnë pozitae më të larta udhëheqëse. Gjatë tetë viteve të fundit Java e Gruas është bërë platformë tejet e rëndësishme për zhvillimin e debateve për politika dhe diskutime intensive me përfaqësues politik dhe zyrtarë të zgjedhur. Përmes Javës së Gruas pjesëmarrësëve iu mundësohet të kërkojnë llogaridhënie nga përfaqësuesit e tyre, në të njejtën kohë të zhvillojnë dhe vendosin vëmendjen tek lidershipi i grave. Java e Gruas organizohet nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) në Kosovë, me mbështetjen bujare të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar. Gjithashtu, NDI falënderon Ambasadën e Kanadasë në Kroaci dhe Kosovë dhe UN Women për mbështetjen e tyre për Javën e Gruas 2020.
Pjesëmarrësit
Folësit
Komunitet
Sponzorët
"Zhvillimi pa gratë është i paarritshëm, demokracia pa gratë është e pamundur."
Drejtore Ekzekutive e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore
Ambasador i Kandasë ne Kroaci dhe Kosovë
Drejtor i Drejtorisë për Hulumtime, Bibliotekë dhe Arkiv, Kuvendi i Kosovës
Presidente në detyrë dhe Kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës
Java e Grave 2020 do të organizohet nën temën gjithëpërfshirëse "Ndryshimi i fytyrës së politikës: koha është tani!" dhe synon të adresojë pabarazinë dhe fuqinë politike midis grave dhe burrave për të përshpejtuar përpjekjet për barazi gjinore.