Duresa Tafa jeton në Komunën e Prishtinës. Aktualisht, ajo vijon studimet e magjistraturës në Politika Publike dhe Menaxhim. Sa i përket angazhimit profesional, Duresa është politikologe dhe njëkohësisht, zhvillon veprimtarinë e saj si Zyrtare e Programit për Edukim Qytetar, në Kuvendin e Republikës së Kosovës.