Lirika Komoni jeton në Komunën e Gjakovës. Aktualisht, ajo vijon studimet e magjistraturës në drejtimin e Sociologjisë. Sa i përket angazhimit politik, Lirika ështe anëtare e Sekretariatit të Gruas Aktiviste në Gjakovë, si dhe delegate në Këshillin e Përgjithshëm të LVV-së. Ajo aktualisht punon si asistente në grupin e koordinimit të Qendrave të LVV-së. Po ashtu, Lirika është anëtare e Kuvendit të Komunës në Gjakovë.