image01
image02
image03
image04
image05
image06
image07
image08
image9

Folësit

project 1

Atifete Jahjaga, Presidente e Kosovës

Atifete Jahjaga është presidentja e parë femër e Republikës së Kosovës, e zgjedhur nga Parlamenti i Kosovës më 07 prill 2011. Presidentja Jahjaga është liderja femër më e re në botë e zgjedhur në postin e Presidentes, e lindur më 20 Prill 1975 në Rashkoc, Gjakovë. Ajo është po ashtu edhe Presidentja e parë femër në historinë moderne të Ballkanit. Qe nga muaji maj i vitit 2012, Presidentja Jahjaga është anëtare e Këshillit të Grave Lidere Botërore (CWWL). Zonja Jahjaga ka mbajtur postin e Zëvendës-Drejtores së Përgjithshme të Policisë së Kosovës që nga muaji shkurt i vitit 2009. Ajo ka qenë zyrtare e Policisë së Kosovës që nga themelimi në vitin 2000 dhe ka mbajtur poste me përgjegjësi, fillimisht në nivel rajonal e pastaj edhe në drejtorinë qendrore. Presidentja Jahjaga ka shërbyer në pozita të ndryshme në zbatimin e ligjit dhe rregullit, në mes tjerash në njësinë e standardeve profesionale, atë të burimeve njerëzore, atë të personelit dhe departamentit të trajnimit, atë të administrimit dhe të policisë kufitare. Ajo ka përfunduar studimet në fakultetin juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 2000. Në vitet 2006-2007 ka ndjekur programe pasuniversitare për Menaxhment Policor dhe Ligjin Penal në universitetin e Leicester-it në Mbretërinë e Bashkuar. Po ashtu ka ndjekur programin pasuniversitar për Shkencën mbi Krimin, në Universitetin e Virginia-s në Shtetet e Bashkuara në vitin 2007. Presidentja Jahjaga ka ndjekur gjithashtu programe profesionale dhe hulumtuese në Qendrën Evropiane për studime të sigurisë 'George C. Marshall' në Gjermani, Akademinë Kombëtare të FBI-së në SHBA dhe Ministrinë e Drejtësisë të SHBA. Përpos gjuhës së saj amtare shqipe, Presidentja Jahjaga po ashtu flet gjuhën serbe dhe atë angleze. është e martuar më Z. Astrit Kuçi dhe jeton në Prishtinë.

project 2

Teuta Sahatqija, Përfaqësuese e Grupit të Grave Deputete

Teuta Sahatqija është inxhiniere me profesion dhe ka diplomuar si studente e dalluar. Përgjatë karrierës së saj Teuta ka demonstruar cilësi të lideres, fillimisht si inxhiniere dhe menaxhere, si drejtore dhe themeluese një kompanie telekomunikuese dhe së fundi si lidere në politikë. Për më tepër znj. Teuta është themeluese e Lobit Regjional të Grave dhe themeluese e asociacionit të ish -studentëve në Shtetet e Bashkuara KUSA. Ajo u është drejtuar dhe ka marrë pjesë në konferenca të ndryshme ndërkombëtare në çështje të ndryshme përfshirë ekonominë, fuqizimin e grave, marrëdhëniet ndërkombëtare, sigurinë, pajtimin dhe demokratizimin. Ajo i është drejtuar Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Seminarit Rose Roth, Forumit Ekonomik në Krynice, Romë, konferencave ndërkombëtare të organizuara nga Instituti IDEA në Accra të Ganës, konferenca të ndryshme të UNDP-së në Stamboll dhe në Prishtinë si dhe konferencave të OSBE-së në Budvë dhe Prishtinë, Forumit Ndërkombëtar të Liderëve në Charlotte të Karolinës Veriore, FES-së në Budvë, CIG-së, PER-it, Konferencsë Ndërkombëtare për të Drejtat e Grave në Erbil të Irakut Konferencës I-know politics në Aman të Jordanisë, konferencave të RWL-së dhe UNWOMEN në Prishtinë, Shkup, Vjenë, Zagreb e shumë të tjera. Znj. Sahatqija është nga Prizreni, e martuar dhe nënë e katër fëmijëve.

project 3

James Hope, Drejtor i Misionit të USAID-it në Kosovë

Z. Hope ka më shumë se 20 vjet përvojë pune në programet e zhvillimit ndërkombëtar me USAID-in, dhe së fundi ka shërbyer si Zëvendës i Drejtorit të Misionit të USAID-it për Afganistan. Nga viti 2008 deri në 2013, ai ishte Zëvendës i Drejtorit të Misionit të USAID-it në Kenia. Nga viti 2007 deri në 2008, ai udhëhoqi Ekipin Provincial të Rindërtimit (PRT) në kuadër të Misionit të USAID-it në Afganistan, dhe ishte përgjegjës për promovimin e bashkëpunimit civil-ushtarak me partnerët ushtarak të Sh.B.A.-ve dhe NATO-s. Paraprakisht, ai shërbeu në kuadër të Misionit të USAID-it në Indonezi, nga viti 2001 deri në 2007, ku udhëhoqi nismën Presidenciale për përmirësimin e arsimit themelor dhe gjithashtu punoi në rimëkëmbjen nga pasojat e tsunamit. Para se t'i bashkohej Shërbimit të Jashtëm të USAID-it në vitin 2000, z. Hope punoi si Zyrtar i Programit pranë Misionit të USAID-it në Bosnje dhe Hercegovinë, nga viti 1995 deri në 1999, duke mbështetur implementimin e Marrëveshjes Paqësore të Dejtonit; në kuadër të Misionit të USAID-it në Poloni, nga viti 1994 deri në 1995, punoi në mbështetjen e tranzicionit të Polonisë drejtë demokracisë dhe procesit të reformave ekonomike. Z. Hope u lind në Nju Jork, u rrit në Boston, ndërsa aktualisht si vendbanim ka qytetin Austin të Teksasit. Ai fitoi diplomën e studimeve themelore nga fusha e historisë në Universitetin Amerikan, ndërsa diplomën e nivelit Master nga lëmia e Studimeve Ruse dhe të Europës Lindore e fitoi në Universitetin e Jejllit. Ai flet gjuhën Polake. Ka një vajzë e cila quhet Katherine.

project 4

Alexander Chavarria, Drejtor i NDI në Kosovë

Alexander Chavarria është drejtor rezident i Institutit Kombëtar Demokratik në Kosovë. Më parë ka shërbyer si drejtor rezident në Liberi si dhe drejtor i programit pjesëmarrja e qytetarëve në Kuvendin Legjislativë në El Salvador. Ai ka shërbyer si këshilltar ndërkomëtar në çështjet demokracisë dhe qeverisjes për IADB, Programin Ndërkombëtar për Buxhet, Parlamentarët për Grupin e Habitatit dhe OAS. Z. Chavarria është bashkë themelues , ka asistuar dhe më vonë ka shërbyer si këshilltarë për Programin e Zvillimit Legjislativ ( PRODEL) për Kuvendin Legjislativë të Kosta Rikës. Ai gjithashtu ka shërbyer si këshilltar ndërkombëtar në programin për legjislacion të modernizuar në Guatemala dhe këshilltar legjislativë në Dhomën e Përfaqësuesve në Legjislaturën e Teksasit. Z. Chavarria ka shërbyer dhe si vëzhgues ndërkombëtar për OAS gjatë vitit 2004 në zgjedhjet presidenciale ne El Slavador. I lindur në Kosta Rika, Z. Chavarria mbanë një Diplomë Master në Administrim i Biznesit nga Pontificia Universidad Cat ólica de Chile , një Diplomë Master në Shkencat Politike nga Texas State University , dhe është i diplomuar nga programi 'licenciatura' në Universitetin e Kosta Rikës, Shkolla për Shkenca Politike.

project 5

Donika Kadaj Bujupi - Deputete e Kuvendit të Kosovës

Donika Kadaj - Bujupi u lind në Sarajevë më 1979. Kur ishte pesë vjeçe, ajo dhe familja e saj u kthyen në Kosovë, prej nga edhe e kishte të atin. Donika dallohej nga të tjerët që në moshën e hershme, për shkak të ambicies së saj, si dhe aftësive të fuqishme ndër personale dhe të komunikimit. Më 2005, Donika mori diplomën BA në gazetari dhe komunikim në Prishtinë. Më 2007 ajo fitoi diplomën Master i Arteve në gazetari dhe komunikim në Institutin Kosovar të Gazetarisë dhe Komunikimit (KIJAC) në Prishtinë. Publikimi i saj kryesor është: 'Etika e medieve në shtetet pas konfliktit. Shembulli i Kosovës 2000 - 2003?. Donika ka vijuar shumë seminare trajnimi brenda dhe jashtë Kosovës, duke përfshirë Universitetin Veror për Demokraci (Strasburg); Institutin për Studime Politike (PIPS, BE); Trajnim për shkathtësitë ndër personale. Donika Kadaj - Bujupi është deputete e Kuvendit të Kosovës që nga viti 2007 nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Deri në vitin 2010 ajo ishte anëtare e komisionit parlamentar për arsim, rini, kulturë dhe sport. Nga viti 2010 është anëtare e komisionit për punë të jashtme.Donika ka dy fëmijë dhe me familjen e saj jeton në Prishtinë.

project 6

Lirije Kajtazi, Deputete e Kuvendit të Kosovës

Lirije Kajtazi është nga Gjilani dhe është deputete e Kuvendit të Kosovës. Aktualisht është kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të pa gjetur dhe Peticione. Ajo është gjithashtu kryetare e Forumit të Grave në LDK. Znj. Kajtazi ka studiuar Biologjinë në Fakultetin e Matematikës dhe Shkencave Natyrore në Prishtinë. Ajo më parë ka qenë drejtore e Departamentit për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Gjilanit. Ajo gjithashtu ka qenë këshilltare në Kuvendin Komunal të Gjilanit gjatë 2001-2003. Ajo ishte zv.Ministre në Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës gjatë viteve 2008-2010.

project 7

Valbona Salihu, Drejtore ekzekutive e shoqatës së Juristëve të Kosovës 'NORMA'

Anëtare e Kuvendit dhe njëkohësisht mban edhe postin e Drejtoreshës Ekzekutive në organizatë. Ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës –Fakultetin Juridik (1977) dhe ka kryer provimin profesional (1978).Gjatë viteve 1979 – 1990 ka punuar si Juriste në Kuvendin e Kosovës. Ka qenë zv. Presidente e Bordit drejtues të Qendrës për të Drejtat e Njeriut në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës (2001-2005). Ka qenë pjesë e shumë grupeve punuese në hartimin e legjislacionit si: në hartimin e 'Ligjit kundër dhunës në familje' (2008-2009), 'Ligjit për familjen' (2003–2004), 'Rregulloren Kundër dhunës në familje' (2001-2002).

project 7

Isa Mustafa, Kryeministër i Republikës së Kosovës

Isa Mustafa, ka lindur më 15 maj 1951 në Prapashticë, komuna e Prishtinës, i martuar me Qevsere Mustafën, ka një vajzë, Afërditën dhe dy djem, Arbenin dhe Besnikun. Jeton në Prishtinë nga viti 1956. Ka doktoruar në shkencat ekonomike, është profesor i rregullt i Universitetit të Prishtinës dhe anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Dy mandate ka qenë Kryetar i Prishtinës, gjatë periudhës 2008-2013, ndërkaq në periudhën 2006-2008 ka qenë këshilltar i lartë për ekonomi i Presidentit të Kosovës. Pas lufte ka punuar si profesor në Universitetin e Prishtinës, ka qenë nënkryetar i Institutit për Hulumtime Zhvillimore 'Riinvest', anëtar i Bordit të Universitetit të Prishtinës, anëtar i Bordit të Bankës Qendrore dhe anëtar i Bordit të Universitetit Amerikan. Ka botuar një mori punimesh shkencore dhe profesionale në vend dhe në revistat ndërkombëtar nga fusha e menaxhmentit financiar, mikroekonomisë, lidershipit në ekonomi, politikave fiskal dhe politikave zhvillimore sektoriale. Në vitin 1990 është ndjekur nga pushteti serb dhe në ekzil ka qenë Ministër i Ekonomisë dhe Financave në Qeverinë të Republikës së Kosovës, e cila ka vepruar në shtetet perëndimore deri në çlirimin e vendit, më 1999. Si Ministër i Financave ka organizuar sistemin e financimit të arsimit dhe të institucioneve pluraliste të Kosovës, të prira nga Presidenti dr Ibrahim Rugova, të cilat i kanë bërë rezistencë pushtetit serb. Para kësaj periudhe ka punuar si mësimdhënës në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, katër vjet ka udhëhequr me ekzekutivin e Komunës së Prishtinës dhe rreth tre vjet ka qenë drejtor i Entit për Zhvillim të Kosovës. Në nëntor të vitit 2010 është zgjedhur Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në këtë cilësi ka dhënë kontribut të veçantë në reformimin dhe në anëtarësimin e LDK-së në familjen e Partive Popullore Evropiane, EPP. Më 9 Dhjetor 2014 është zgjedhur Kryeministër i Republikës së Kosovës, mbi bazën e koalicionit qeverisës ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës – PDK dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës - LDK.

project 7

Andrew Russell,UN Development Coordinator and UNDP Resident Representative

Mr. Andrew Russell has been appointed as UN Development Coordinator and UNDP Resident Representative in Kosovo and assumed his duties on 15 October. He replaced Ms. Osnat Lubrani who served in Kosovo for the previous four years. Mr. Russell is a leadership and management expert with over two decades of experience in the United Nations. He brings in–depth knowledge of UN programme and operations both at Headquarters and in the field. Andrew has worked in several Latin American countries as well as in Cyprus. He designed and oversaw implementation of programmes dealing with the promotion of social dialogue, civic engagement and civil society participation in national development processes, as well as territorial–based approaches to integrated local development. He holds specialized expertise in crisis prevention and recovery and all of his field experiences have been in the context of managing programmes in support of the transition from conflict to peace and development and promoting multi–stakeholder dialogue in ethnically or politically divided contexts. Andrew Russell is recognized as a role model for leadership and effective change management within UNDP. For over two decades he has served in international cooperation managerial positions of increasing responsibility, most recently as the Coordinator of the Management Consulting Team with UNDP's Bureau of Management. He holds a Masters of International Affairs from Columbia University and he also taught development and peace building studies at the undergraduate and graduate level as an adjunct lecturer at Haverford College and Columbia University.

project 7

Mimoza Kusari, Lila, Kryetare e Gjakovës

Mimoza Kusari-Lila ka magjistruar për administrim biznesi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë kësaj kohe ajo vijoi studimet në Institutin Ekonomik, Universiteti i Kolorados dhe Universitetin e Duquesne në Pitsburg, ku përfundoi magjistraturën në e-biznes. Studimet e larta, Mimoza Kusari-Lila, i kreu në Univeristetin e Prishtinës në Fakultetin Ekonomik. Gjatë kohës së saj në Universitetin Duquesne si studente në MBA, znj. Kusari – Lila ishte themeluese dhe Presidente e Parë e Shoqatës së Grave Afariste të Universitetit Duquesne. Pas kthimit të saj në Kosovë në korrik 2001, Mimoza Kusari-Lila punoi për projektin e Bankës Botërore dhe USAID për mbështetjen e bizneseve të Kosovës. Gjithashtu, ajo punoi si menaxhere e projektit të planit arsimor për Kosovën të Fondacionit të Universitetit Amerikan në Kosovë, si dhe në themelimin e institucionit. Mimoza Kusari-Lila u bë pjesë e shërbimit publik më 2003 ku iu ofruar pozita e zëdhënëses dhe Këshilltares së Kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepit. Në këtë pozitë, znj. Kusari – Lila shërbeu deri në dhjetor 2004. Mimoza Kusari-Lila ishte drejtore ekzekutive e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (AmCham), nga 2006 deri 2009. Gjatë kohës së saj si Drejtore Ekzekutive e AmCham, kjo organizatë u akreditua zyrtarisht nga Oda Ekonomike e Amerikës në Uashington dhe Këshilli Evropian i Odave Ekonomike Amerikane në Evropë (ECCAC). Mimoza Kusari-Lila u bë anëtare aktive e politikës së Kosovës në zgjedhjet e 2009, duke garuar në zgjedhje për postin e kryetarit të komunës së Gjakovës, të cilin gati e fitoi. Në shkurt 2010 Mimoza Kusari – Lila u zgjodh Nënkryetare e Partisë Aleanca Kosova e Re. Në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura në dhjetor 2010, Mimoza Kusari – Lila ishte femra më e votuar në Republikën e Kosovës. Pasi që Aleanca Kosova e Re iu bashkua koalicionit qeveritar, znj. Kusari – Lila u emërua Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Tregtisë dhe Industrisë. Në zgjedhjet lokale të vitit 2013 ajo u zgjodh Kryetare e Gjakovës..Znj. Kusari – Lila është e martuar për Arben Lilën dhe është nënë e dy djemve.

project 7

Hasan Preteni, Drejtor i Agjencionit Kundër Korrupsionit

Z. Hasan Preteni ka marr mandatin e dytë pesë vjeqar si Drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsionit më 23 shtator 2011. Në këtë post z. Preteni është zgjedhur pasi mori votat e shumicës absolute të deputetëve të Kuvendi të Kosovës, , duke trashëguar kështu postin nga mandati i parë që nga korriku i vitit 2006. Me të marr këtë detyrë z. Preteni fillojë nga zero për ta ngritur fuqishëm në këmbë tërë kapacitetet profesionale si dhe infrastrukturën administrative të këtij institucioni. Më 12 shkurt të vitit 2007 e bëri funksionalizmin e AKK-së dhe si drejtor I saj rrjedhimisht e shëndërrojë Agjencinë në një institucion cilësor e profesional në luftën kundër korrupsionit. Në vazhdimësi ka kultivuar një frymë të shëndoshë të bashkëpunimit me qytetarët e Kosovës dhe ka fituar besimin e publikut mbi punën e Agjencisë. Me qëllim që Agjencia Kundër Korrupsionit të bëhet pjesë e rrjeteve të ndryshme globale anti-korrupsion z. Preteni gjatë kësaj kohe ka marrë pjesë në shumë konferenca dhe seminare ndërkombëtare që janë zhvilluar në gjithë botën, si në: Indonezi, Francë, Angli, Belgjik, Portugali, Greqi, Suedi, Gjeorgji Letoni, Holandë etj, ku janë ngritur kapacitetet bashkëpunuese globale për luftën kundër korrupsionit. Të gjitha këto aktivitete kanë qenë të fokusuara në ndërtimin themeleve të shëndosha të ngritjes së vetëdijes dhe ndërgjegjejes globale për luftën kundër korrupsionit që në plan të parë vendos nevojën e zbatimit të ligjit si kusht primar për parandalimin dhe luftimin e Korrupsionit. Si rezultat i përpjekjeve serioze dhe të pa kompromis për luftën kundër korrupsionit z Preteni ka krijuar një imazh të mirë në sytë e publikut. Në shtypin vendor ka botuar shkrime të ndryshme të konceptuara në formë edukuese dhe mobilizuese për parandalimin dhe luftën Kundër Korrupsionit në Kosovë. Para se të marr detyrën e Drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupsionit z. Preteni ka shërbyer në Trupat Mbrojtëse të Kosovës. Kishte gradën Kolonel dhe ka qenë Shef shtabi në Zonën e IV-t, të TMK-së. Gjatë kohës sa ishte epror I TMK-së ka kryer edhe trajnime të rëndësishme ushtarake. Z. Preteni ishte në mesin e të parëve që u mobilizua në shtrirjen e UçK-së në rajonin e Shalës, dhe deri në çmilitarizimin saj ka qenë komandant i Batalionit të III të Brigadës 141, - Zona Operative e Shalës. Nga viti 1991 deri në angazhimin e tij në UçK në vitin 1998 në mënyrë vullnetare u morë me aktivitete humanitare. Nga viti 1979 deri më 1991 ishte epror ushtarak në ish Armatën Jugosllave. Shkollimi i z. Preteni lidhet kryesisht me fushën ushtarake. Në vitin 1991 në Zagreb të Kroacisë ka mbaruar shkollën e lartë për oficerët e ushtrisë. Në vitin 1986 mbarojë Shkollën Ushtarake të Gjuhëve të Huaja në Beograd. Më 1988 ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ndërkaq në vitin 1979 ka mbaruar shkollën e mesme ushtarake në Zagreb. Ka lindur më 10 prill të vitit 1961 në Mitrovicë Jeton në Prishtinë së bashku me gruan dhe katër fëmijët ( tri vajza dhe një djalë).

project 7

Erëza Vela Berisha

Erëza Vela Berisha është ndërmarrëse që ka shërbyer si ekspert I zhvillimit dhe njohëse e dëshmuar e projekteve dhe programeve në mjediset e komplikuara dhe të paqëndrueshme. Në rolin e saj si Këshilltare, ajo ka qenë e angazhuar në disa projekte të USAID ku u cilësua lartë si një ndër këshilltarët profesionalë më të besuar. Mes tjerash, ajo ka shërbyer si Këshilltare për Projektin e privatizimit në Qeverinë e Kosoves, duke treguar rezultate superior në transaksionet e aseteve që përfshijnë akterë të shumtë. Para dy viteve, ajo themeloi kompaninë e saj për Marrëdhënie me Publikun dhe Komunikim, e quajtur RED Communications, ku ofron shërbime kompanive më të mira, dhe gjithashtu edhe disa trupave lokalë dhe ndërkombëtarë. Një produkt I ri I kompanisë së saj është prodhimi I një TV shou ekonomik, ku ajo, në rolin e autorit, producent ekzekutiv dhe moderatores, adreson çështjet ekonomike duke I prekur në thellësi, në formatin e kërkimit, debatit dhe storieve nga ajo fushë. Erëza ka kuptim të thellë të ndërtimit të koalicionit dhe menaxhimit të marrëdhënieve, dhe ka bashkëpunuar me sukses me akterë të ndryshëm, subjekte politike, publikun, qeveritë dhe agjencitë dhe organizatat bilaterale dhe multilaterale si Banka Botërore, UNDP, USAID, EU, EBRD, IMF, etj. Ajo është pjesëmarrëse e Javës së Gruas në vitin 2013, dhe Hope Fellowship 2013.

project 7

Justin T.Holl, Jr.

Zotëri Holl është avokat i regjistrimit të tokës, administrimit të tokës dhe financa të patundshmërive, me përvoje 30 vjecare të punës, brenda dhe jashtë vendit. Si këshilltar ligjor I Regjistruesit të Titujve, dhe Gjyqtar I Gjykatës së Qarkut, në Kontenë Henepin në Minesota, mes viteve 1983-1994 z. Holl kryesoi rastet që përfshinin regjistrimin e titujve të tokës, mosmarrëveshtjet kufitare mes pronarëve të tokave, posedimin e pafavorshëm, zonat e dalluara, procesin e marrjes së pengut dhe konteste tjera të ngjashme të pasurive të patundshme. Përgjegjësitë e tij përfshinin edhe ofrimin e këshillave ligjore Regjistruesit të Titujve sa I përket falimentimit, divorcit, verifikimit zyrtar, besimit dhe dhe mjeteve tjera komplekse të tokës. Z. Holl filloi konsultimin për pronësinë e tokës, privatizimit dhe regjistrimit të tokës, në Moskë në vitin 1993 dhe ka specializuar në ofrimin e shërbimeve këshillëdhënëse qeverive dhe sektorit privat në politikat e tokës dhe zhvillimet në legjislativ, zotërimit dhe regjistrimit të tokës, ndërtimin e kapaciteteve dhe dhënien e mbështetjes. Z. Holl ka një titull Juris Doktor cum laude nga William Mitchell College of Law, St. Paul në Minesota, sikur edhe një diplomë në master dhe baçelor në Linguistikë nga Universiteti i Minesotës. Ai së fundmi ka punuar në Kosovë, Afganistan, Taxhikistan, dhe Kyrgystan. Gjithashtu ka punuar edhe në Rusi, Ukrainë, Poloni, Egjipt, Libi, Armeni, Kazakistan, Zambi, Ganë, Uganda, Xhamajka, Bahamas, Katar dhe Shtetet e Bashkuara.

project 7

Jeta Xharra, Drejtore e BIRN

Jeta Xharra është gazetare e njohur në Kosovë dhe Ballkan, me emisionin për çështjet aktuale, dhe fitues të shumë çmimeve 'Jeta në Kosovë'. Që nga viti 2005, Xharra është drejtoreshë gjenerale e BIRN në Kosovë dhe kryeredaktore e programit më të shikuar në Kosovë për çështjet aktuale 'Jeta në Kosovë'. Xharra filloi të merret me gazetari në vitin 1998 duke punuar si ndërmjetëse/producente lokale për BBC Neës dhe Channel 4. Më vone ajo u emërua menaxhere e BBC Zyra në Kosovë. Në vitin 1999 Jeta punoi për BBC Neës në Shqipëri dhe Maqedoni. Ajo diplomoi në studimet master në Studime të Luftës nga King's College në Londër në vitin 2000, dhe një master tjetër në London College of Printing në degën Skenografi në vitin 2002. Ajo ka publikuar në faqë të pare shkrimin 'I/e pavarura/a' dhe shumë shkrime tjera në gazetat e mirënjohura si The Economist, Sunday Telegraph, dhe Jane's Intelligence Revieë. Gjatë kohës që qëndroi në Britaninë e Madhe Xharra ka punuar në Degën për Planifikimin e Lajmeve të Huaja në BBC ëorld Service. Në vitin 2003 Xharra u bë drejtoreshë e projekteve për IëPR zyrën në Kosovë, ku ndikoi më së shumti më moderim vigjilent dhe sfidues të cështjeve aktuale nëpër progamet më të njohura në televizionet kryesore të Kosovës, sin ë KTV dhe RTK. Nën mbikqyrjen e Xharrës, në Kosovë u hap zyrja e parë në Ballkan e IëPR. Rrjeti ballkanik zhvilloi një program tre mujor trajnues në gazetari, program I cili ka përfshirë mbi 200 njerëz në 20 vende. Shfaqja 'ëarless' të cilën Xharra e ka publikuar në gjuhën angleze, u zgjodh si një nga 10 më të mirat në mesin e 550 shfaqjeve që konkurruan në Festivalin e Shkrimtarëve të Rinjë në Teatrin Mbretëror në Londër, ku kishte një lexim publik më 10 dhjetor 2004.

project 7

Arbana Xharra, Kryeredaktore – Gazeta Zëri

Raportimi i Arbana Xharrës kontribon në forcimin e demokracisë së sapolindur në Kosovë. Raportimet e saj të hershme në ekstremizmin fetar dhe ndikimi në shoqëri, hodhi dritë mbi një serioz problem për Kosovës dhe tërë regjionin. Zonja Xharra shkroi një sërë raportesh hetuese mbi organizimin e ekstremizmit në Kosovë dhe lidhjet e pambuluara financiare me organizata terroriste, përmes imamëve dhe disa OJQ–ve. Këto përpjekje jo vetëm që ndihmuan shoqërinë të kuptojnë problemin, mirëpo përforcuan edhe përpjekjet e qeverisë për të adresuar këto çështje. Reagimet ndaj shkrimeve të saj rezultuan me sulme publike të reputacionit të saj dhe kërcënime me vdekje të familjes dhe saj. Pakthyeshëm, zonja Xharra vazhdon të raportojë edhe keqpërdorimin e detyrës zyrtare në institucionet publike, duke përfshirë rastë që implikojnë zyrtarë të lartë. Si kryeredaktore e një prej gazetave më të njohura në Kosovë, zonja Xharra është duke nxitur një gjeneratë të tërë të re të gazetarëve hetues, të dedikuar të zbulojnë të vërtetën.

  • project 1

    Atifete Jahjaga

    Presidente e Kosovës

  • project 2

    Teuta Sahatqija

    Përfaqësuese e Grupit të Grave Deputete

  • project 3

    James Hope

    Drejtor i Misionit të USAID-it në Kosovë

  • project 4

    Alexander Chavarria

    Drejtor i NDI në Kosovë

  • project 9

    Erëza Vela Berisha

  • project 5

    Donika Kadaj Bujupi

    Deputete e Kuvendit të Kosovës

  • project 6

    Lirije Kajtazi

    Deputete e Kuvendit të Kosovës

  • project 7

    Kada Bunjaku Perquku

    Kryetare e Gjykatës Themelore në Mitrovicë

  • project 8

    Valbona Salihu

    Drejtore ekzekutive e shoqatës së Juristëve të Kosovës 'NORMA'

  • project 9

    Arbena Shehu

    Kryetare e Odës së Noterëve në Kosovë

  • project 9

    Leonora Selmani

    Drejtore e Divizionit për Legjislacion në Agjencinë për Barazi Gjinore

  • project 9

    Valdete Bajrami

    Deputete e Kuvendit të Kosovës

  • project 9

    Safete Hadergjonaj

    Deputete e Kuvendit të Kosovës

  • project 9

    Ariana Qosaj Mustafa

    e Bordit të Grupeve të Grave të Kosovës

  • project 9

    Tahire Haxholli

    Kryesuese e Sektorit Kundër Dhunës në Familje në Policinë e Kosovës

  • project 9

    Justin T.Holl, Jr.

  • project 9

    Isa Mustafa

    Isa Mustafa - Kryeministër i Republikës së Kosovës

  • project 9

    Albulena Haxhiu

    Kryetare e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit

  • project 9

    Selvije Halimi

    Deputete e Kuvendit të Kosovës

  • project 9

    Andrew Russell

    Kordinator për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara dhe Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së në Kosovë

  • project 9

    Laura Pula

    Prokurore e Shtetit / Kordinatore Nacionale për Lëndët e Korrupsionit

  • project 9

    Mimoza Kusari , Lila

    Kryetare e Gjakovës

  • project 9

    Hasan Preteni

    Drejtor i Agjencionit Kundër Korrupsionit

  • project 9

    Jeta Xharra

    Drejtore e BIRN

  • project 9

    Arbana Xharra

    Kryeredaktore – Gazeta Zëri

  • project 9

    Ganimete Musliu

    Deputete e Kuvendit të Kosovës

  • project 9

    Flora Macula

    Drejtore e UN Women në Kosovë

  • project 9

    Donika Emini

    Hulumtuese në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë

  • project 9

    Shkëlqesia e tij Jan Braathu

    Ambasador i Norvegjisë në Kosovë

  • project 9

    Njomza Emini

    Deputete e Kuvendit të Kosovës

  • project 9

    Shkumbin Istrefi

    Producent i 'Tri dritare dhe një varje'

  • project 9

    Taibe Canolli

    Kryetare e Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës

  • project 9

    Besnik Leka

    Kordinator i Iniciatives per Djemte e Rinj

  • project 9

    H.E Louise Taylor

    Zv Ambasadore e Britanise se Madhe ne Kosove

  • project 9

    Blerta Deliu Kodra

    Deputete e Kuvendit të Kosovës

  • project 9

    Aida Derguti

    Deputete e Kuvendit të Kosovës

  • project 9

    Jeta Krasniqi

    Politike e Presidentes së Republikës së Kosovës

  • project 9

    Feride Rushiti

    Drejtore e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuareve të Torturës

  • project 9

    Vjosa Osmani

    Anetare e Bordit te Grupit te Grave Deputete

  • project 9

    Alexander Chavarria

    Drejtor i NDI në Kosovë