Java e Gruas do të mbledhë gratë lidere të së ardhmes nga të gjitha segmentet e shoqërisë për të marrë pjesë në një javë diskutimi ku ato do të mund të diskutojnë, mësojnë dhe forcojnë shkathtësitë dhe teknikat për tu bërë më efektive në fushën e tyre.
Në këtë ngjarje do të marrin pjesë njëqind (100) gra duke përfaqësuar partitë politike, kuvendin, qeverinë, qeverisjen lokale, mediat, universitetet, shoqërinë civile dhe biznesin. Java e Gruas në Kosovë do të refektojë po ashtu pjesëmarrjen e barabartë nga të gjitha regjionet e Kosovës si për nga etnia ashtu edhe nga mosha.