Pamela Hart mund të mësojë të gjithë të ndihen rehatshëm për të folurit në publik. Ajo është themeluese kompanisë 'Release Your Voice' në Vankuver, e cila është e specializuar në fushën e komunikimit, prezantimit dhe marrëdhënieve me publikun. Ajo është gjithashtu eksperte në marrëdhëniet me median duke mbajtur shumë trajnime mbi komunikimin me media dhe në fushën e planifikimit, marrëdhënieve publike ndërkombëtare, të folurit para publikut dhe në fushën e lidershipit. E trajnuar në artin e gjuhës, të folurit para publikut dhe në marrëdhëniet me publikun, Hart ka më shumë se 20 vjet përvojë që flet për audiencën. Ajo gjithashtu ka përvojë të gjerë në planifikimin dhe zhvillimin e komunikimit dhe të strategjive të marrëdhënieve publike për organizatat publike dhe private në New York, Vankuver dhe Venezuelë. Pamela Hart ka mbaruar studimet master në Universitetin e Harvardit dhe ka diplomë bachelor në psikologji dhe sjellje jo-verbale nga Universiteti i Missourit në St.Louis. Ajo gjithashtu ka diplomuar në studime të avancuara nga Oxford. _
Shannon O'Connell është trajnere dhe këshilltare e specializuar në zhvillimin dhe organizimin e partive politike, me një fokus të veçantë në pjesëmarrjen politike të grave dhe udhëheqje. Shannon ka përvojë të gjerë në politikë, duke punuar në shumë fushata zgjedhore dhe shumë herë ka qenë këshilltare politike dhe strategjike ndaj shumë zyrtarëve të zgjedhur politik duke përfshirë politikanë të pozitës dhe opozitës. Ajo ka punuar gjithashtu në më shumë se 15 vende të botës me Institution Kombëtar Demokratik (NDI) dhe ka qenë drejtore e programeve të NDI-së në Bregun Perëndimor dhe Gaza gjatë viteve 2003-2005. Shannon aktualisht banon në Irlandën e Veriut me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj.
Valon Canhasi është menaxher i Mediave Sociale në organizatën BIRN. Ai menaxhon praninë e oranizatës në mediat sociale dhe strategjinë për rezultatet e BIRN në Kosovë. Canhasi ka përvojë mbi një dekadë duke punuar në sektorin e informacionit dhe teknologjisë së komunikimit. Canhasi ka ndihmuar organizata dhe individë qe të ndërtojnë praninë online dhe komunikimin me audiencën e tyre. Ai përdor internetin dhe strategjitë e marketingut në mediat sociale për bizneset dhe individët për të rritur dukshmërinë dhe prezencën e tyre.