Judy Wasylycia-Leis
Judy Wasylycia-Leis ka më shumë se 30 vjet përvojë në politikën elektorale, qeverisjes parlamentare dhe në statusin e çështjeve të grave. Ajo ka shërbyer si Deputete e Dhomës së Përfaqësuesve në Kanadë prej vitit 1997 deri në vitin 2010, kur ajo dha dorëheqje për të kandiduar për kryetar të qytetit të Winnipeg, Manitoba. Gjatë kohës së saj si deputete e Partisë Demokratike në zonën e Veriut të Winnipeg, Judy punoi në shumë pozita duke përfshirë pozitën si zëdhënëse e partisë për Financa, Shëndetësi, Migracion dhe për Statusin e gruas, si dhe kryetare e Grupit Parlamentar të partisë së saj. Para se të shërbente si një përfaqësuese e zgjedhur federale, Judy Wasylycia-Leis ishte anëtare krahinore e Kuvendit Legjislativ i cili përfshinte kohën si Ministre e Kabinetit të Kulturës, Trashëgimi dhe për Statusin e grave me qeverinë e krahinës së Manitobës të Partisë Demokratike.
Judy Wasylycia-Leis ka avokuar gjatë tërë jetës së saj për rritjen e pjesëmarrjes së gruas në politikë, duke punuar si organizatore e Grave Federale për Partinë Demokratike e cila është aktualisht në opozitë zyrtare në Parlamentin e Kanades, ajo po ashtu shërbeu si Koordinatore e Drejtorisë së Gruas për qeverinë e krahinës Manitoba, ajo është anëtare themeluese e Institutit Ndërkombëtar për të Drejtat e grave e bazuar në Manitoba, dhe ka punuar në dhjetëra fushata të grave dhe po ashtu ka kandiduar vet në 13 zgjedhje. Koha e saj si e zgjedhur ka ndodhur në kohen e njëjtë me lindjen dhe rritjen e dy djemve të saj, të moshës 28 dhe 24 vjeç tani, njëri prej të cilëve jeton me një paaftësi të madhe. E martuar për 40 vjet, Judy dhe burri i saj, Ron, jetojnë në Winnipeg.
Judy Wasylycia-Leis ka një diplomë Mastër në Shkenca Politike nga Universiteti Carleton në Ottawa dhe një Diplomë nderi të nivelit Bachelor në Shkenca Politike dhe frëngjisht nga Universiteti i Waterloo në Ontario, Kanada.
Nathan Evans
Nathan Evans është menaxher i lartë i programit të NDI-së, në Bregun Perëndimor dhe në zyrën e Rripit të Gazës. Në atë kapacitet, ai shërben si përfaqësues i Institutit në territoret Palestineze dhe menaxhon përpjekjet zgjedhore dhe të shoqërisë civile të NDI-së atje. Z. Evans ka punuar në NDI për shtatë vite në Lindjen e Mesme, Afrikën Perëndimore, Ballkan dhe në Washington DC. Ai ka projektuar dhe zbatuar edukimin e votuesve, monitorimin e zgjedhjeve, debate për kandidate, kontaktin me votuesit, dhe projekte organizative të zhvillimit në Irak, Liberi, Nigeri, Jemen dhe territoret Palestineze, po ashtu ai ka mbikëqyrë zgjedhje në vende të shumta. Para se ti bashkohej NDI në 2006, Evans ka punuar si gazetar me “Seacoast Newspapers”, një kompani e gazetës e cila ka fituar çmim, e bazuar në Portsmouth, New Hampshire. Ai ka shkruar më shumë se 1.000 lajme dhe kryeartikuj për qeverisjen e qytetit dhe shtetit, çështjet e arsimit, krimin dhe për histori njerëzore për Portsmouth Herald, Exeter News-letter, Rockingham-News, dhe për York Weekly.
Pamela Hart
Pamela Hart mund të mësojë të gjithë të ndihen të rehatshëm duke folur me publikun. Ajo është themeluese e publikimit “Lëshoje Zërin Tënd”, një firmë e marrëdhënieve publike për komunikim dhe prezantim në Vankuver. Programet e saj të njohura ndërkombëtarisht adresojnë sfidat e njerëzve lidhur me të folurit para publikut. E trajnuar në artin e të folurit para publikut prezantimin, dhe përdorimin e fjalëve ajo ka përvojë 20 vjeçare në skenë dhe ekran në New York dhe në të gjithë Amerikën e Veriut. Pamela është paraqitur në Broadway dhe në “PI” drejtuar nga Darren Aronofsky (Mjellma) poashtu në programet televizive “Law and Order”/Rendi dhe Ligji, “Third Watch”/Turni i Tretë, “All My Children”/Të Gjithë Fëmijët e mi dhe “One Life to Live”/Një Jetë për të Jetuar.
Pamela ka punuar gjerësisht për Institutin Kombëtar Demokratik në Kosovë dhe në Jemen duke i ndihmuar deputetëve, njerëzit e biznesit dhe shoqërisë civile të formulojnë dhe të përcjellin mesazhet e tyre. Pamela aktualisht jep mësim në Universitetin Simon Fraser në Marrëdhënie Publike dhe në programin për shkrim. Pamela ka një diplomë Master në art nga Universiteti i Harvardit, dhe një diplomë Bachelor në psikologji dhe sjelljet jo-verbal nga Universiteti i Missouri St Louis. Ajo gjithashtu ka diplomuar nga Kolegji Balliol të Oksfordit në literaturë klasike.
Klientela e “Lëshoje Zërin Tënd” përfshin korporatat qeveritare dhe private, liderët qytetare dhe të biznesit po ashtu dhe sipërmarrësit: YMCA, B.C. Housing, Western Economic Diversification, B.C.Ferries, National Democratic Institute, Ernst and Young , Northwestern University, UBC Pharmacy School, Central 1 Credit Union, VanCity, HSBC, MussonCattell Mackey, McKesson Provider Technologies, Global NAI, Investors Group Financial Services, Meile, North Shore News, Seaspan, Simon Fraser University dhe BCRTC/Skytrain.
Susan Markham
Susan Markham iu bashkua NDI-së në vitin 2010 si drejtoreshë e programit për pjesëmarrje politike të grave e cila mbështetë aspiratat e grave në mbarë botën për të qenë partnerë të barabartë dhe aktive në formimin dhe udhëheqjen e shoqërive demokratike. Programet kreative dhe të gjëra të NDI-së angazhojnë gratë në legjislaturë, në partitë politike dhe në shoqërinë civile, si udhëheqëse, aktiviste dhe qytetare të informuara. Këto programe krijojnë një mes ku gratë mund të avokojnë për çështje politike, të kandidojnë për poste politike, të qeverisin në mënyrë efektive, dhe të marrin pjesë në çdo aspekt të jetës qytetare dhe politike.
Zonja Markham filloi karrierën e saj politike në vitin 1994 me pjesëmarrje në vitin 2000 duke punuar në një fushatë në gjithë vendin me rritjen dhe sigurimin e fondeve. Që nga ajo kohë ajo ka shërbyer si drejtoreshë e financave për Partinë Demokratike në Ohio, drejtoreshë ekzekutive e Pjesëmarrjes 2000 (një komision politik veprimi me shumë kandidate) dhe menaxhere e fushatës në katër fushata në gjithë vendin. Ajo gjithashtu ka vepruar si drejtoreshë e shërbimeve të Senatit në Komisionin Demokratik të fushatës senatoriale.
Zonja Markham u bashkua në Listën EMILY në vitin 2005 për të menaxhuar fushatën e grupeve të ndryshme të saj dhe më vonë në Programin Politik të Mundësisë (Political Opportunity Program, POP) po ashtu dhe Departamentin e Trajnimit. Në vitin 2007, ajo u emërua zëvendës drejtoreshë politike ku ajo ka mbikëqyrë programin e POP me vlerë nga 2.500.000 dollar për rekrutimin, trajnimin dhe mbështetjen e grave të cilat kanë kandiduar në tërë vendin për poste lokale dhe legjislative ne 35 shtete.
Kohet e fundit, ajo ka punuar si një stratege e lartë në seminarin e fushatës, ku ajo ka konsultuar për Iniciativën “Ushqimin e Fëmijëve”, “Lista e Kalifornisë” dhe “Instituti për Organizim”
Puna e zonjës Markham e ka çuar atë në shumë vende rreth botës, ku ajo ka bërë trajnime, ka lehtësuar grupe punuese, ka angazhuar partitë politike dhe ka drejtuar konferenca të shumta për rëndësinë dhe praktikat më të mira për rritjen e përfshirjes së grave në procesin politik.
Ajo ka një Diplomë Bachelor në Shkencat Politike dhe Studimet Ndërkombëtare nga Ohio State University. Ajo mori Diplomen Master në Politika Publike dhe Studime të Grave nga George Washington University.