Alb | Srb | Eng

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

 

Vlora Çitaku , Ministre e Integrimit Evropian, Kosovë

Znj.Çitaku është Ministrja e dytë për Integrime Evropiane që nga themelimi i kësaj ministrie në Qeverinë e Kosovës në vitin 2009. Para kësaj, ajo shërbeu si ushtruese e detyrës së Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Zëvendësministre e Punëve te Jashtme, në një ministri të themeluar tek pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Znj.Çitaku ka ndihmuar edhe në themelimin e Ministrisë, në krijimin e korit të parë diplomatik të Kosovës dhe në përfaqësimin e Kosovës në baza bilaterale e multilaterale, siç është edhe Këshilli i Sigurimit i KB.

Znjsh. Çitaku po ashtu ka shërbyer si Anëtare e Parlamentit në dy legjislatura nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Ajo ka qenë e angazhuar në komisionet parlamentare për punë të jashtme dhe integrime evropiane. Ne zgjedhjet e fundit, Znj.Çitaku është zgjedhur si një nga kandidatët më të votuar në partinë e saj. Ajo po ashtu është anëtare e Kryesisë së partisë më të madhe politike në Kosovë, në të cilën u anëtarësua që nga zanafilla e saj në vitin 1999. Më herët ishte zëdhënëse e partisë, këshilltare për media si dhe zyrtare ndërlidhëse me bashkësinë ndërkombëtare. Znj.Çitaku ka të mbaruar studimet master MA në Medie dhe Gazetari, para se të angazhohej në politikë ka punuar si gazetare dhe përkthyese për disa medie perëndimore gjatë luftës në Kosovë në periudhën 1998 – 1999. Znj.Çitaku po ashtu shërben në një bord bamirësie në Kosovë që angazhohet për mbrojtjen e grave nga dhuna në familje.


Donika Kadaj–Bujupi, Deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës

Donika Kadaj – Bujupi u lind në Sarajevë më 1979. Kur ishte pesë vjeçe, ajo dhe familja e saj u kthyen në Kosovë, prej nga edhe e kishte të atin. Donika dallohej nga të tjerët që në moshën e hershme, për shkak të ambicies së saj, si dhe aftësive të fuqishme ndër personale dhe të komunikimit. Më 2005, Donika mori diplomën BA në gazetari dhe komunikim në Prishtinë. Më 2007 ajo fitoi diplomën Master i Arteve në gazetari dhe komunikim në Institutin Kosovar të Gazetarisë dhe Komunikimit (KIJAC) në Prishtinë. Publikimi i saj kryesor është: “Etika e medieve në shtetet pas konfliktit. Shembulli i Kosovës 2000 – 2003″. Donika ka vijuar shumë seminare trajnimi brenda dhe jashtë Kosovës, duke përfshirë Universitetin Veror për Demokraci (Strasburg); Institutin për Studime Politike (PIPS, BE); Trajnim për shkathtësitë ndër personale.

Donika Kadaj – Bujupi është deputete e Kuvendit të Kosovës që nga viti 2007 nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Deri në vitin 2010 ajo ishte anëtare e komisionit parlamentar për arsim, rini, kulturë dhe sport. Nga viti 2010 është anëtare e komisionit për punë të jashtme.Donika ka dy fëmijë dhe me familjen e saj jeton në Prishtinë.