Ermira Mehmeti, Deputete në Kuvendin e Maqedonisë
Anëtare e BDI-së. E lindur më 6.10.1979 në Shkup. Shqiptare. Juriste e diplomuar në UEJL në Tetovë, magjistër në sferën e politikës komparative në Fakultetin e Ekonomisë dhe Shkencave Politike në Londër (LSE). Doktorant i shkencave juridike në Universitetin e Tiranës.
Aktivitetet e saj në Kuvendin e Maqedonisë: Komiteti për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, kryetare Këshilli nacional për eurointegrime, zëvendësanëtare Komisioni për Çështje të Zgjidhjeve dhe Emërimeve, anëtare Komisioni për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit, anëtare Komisioni për Çështje Kushtetuese, anëtare Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, anëtar Komisioni për Politikë të Jashtme, anëtar Komisioni Juridik-Ligjvënës, zëvendësanëtare Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Komitetin Parlamentar për Stabilizim dhe Asociacion (Komiteti i Përzier Parlamentar BE-RM), nënkryetarë Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (AP KE), anëtare Grupi parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, kryetare Grupi parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Shqipërisë, anëtare Grupi parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Malit te Zi, anëtare
Adriatik Kelmendi - Producent i lartë në Kohavision (KTV)
Adriatik Kelmendi (1978) është gazetar, udhëheqës televiziv dhe ligjërues universitar nga Prishtina, Kosovë. Brenda Grupit “KOHA” ka mbajtur pozitat e kryeredaktorit të KTV-së dhe redaktorit përgjegjës e gazetarit në “KOHA DITORE”, ku vazhdon me emisionin e mirënjohur “Rubikon”, gjegjësisht shkruan kolumnën e përjavshme “Një shenjë në Kohë”. Ka raportuar dhe zhvilluar intervista sistematikisht gjatë procesit të definimit të statusit të Kosovës, nga studio e KTV-së, por edhe nga vende si New York, Washington, Parisi, Vjena, Brukseli, Strazburgu, Beogradi, Zagrebi, Ljubljana, derisa puna e tij prezantohet rregullisht në media të shkruara dhe elektronike rajonale e ndërkombëtare.
Eshtë laureat i disa shpërblimeve kombëtare dhe ndërkombëtare për gazetari, përfshirë edhe Gazetari më i Mire i Vitit nga Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës dhe Cmimi “Gold Baton”i DuPont Columbia në ShBA. Mban titullin Magjistër i Medias dhe Komunikimit nga Goldsmiths – Universiteti i Londrës në Mbretërinë e Bashkuar. .
Ismet Kryeziu - Drejtor Ekezekutiv i KDI – së
Ismet Kryeziu filloj karrierën e tij në shoqërinë civile në vitin 2001 kur së parti filloj të punoi në NDI - Instituti Kombëtar Demokratik në Programin e Forumin Qytetarë. Qëllimi i këtij programi ishte të fuqizojë dialogun e në mes të qytetarëve dhe zyrtarëve të zgjedhur , në këtë program Ismeti shërbeu si koordinator në terren për regjionin e Prizrenit. Pas përfundimit të këtij programi në NDI , Ismeti së bashku me kolegët e tij vendosën të themelojnë një OJQ lokale e cila sot njihet si Instituti Demokratik i Kosovës , KDI. Fillimisht, Ismet punoj si koordinator regjional i KDI dhe pas disa muaj është zgjedhur si drejtor ekzekutiv i KDI, Ismet sheren si lider i OJQ-ve të cilat merren me monitorimin e zgjedhjeve , të quajtur Demokracia në Veprim. Në këtë kohë ai po punon në ndërtimin e kapaciteteve të brendshme në KDI dhe iniciativa lokale si dhe ofrimi i asistencës dhe trajnimi i grupeve tjera të cilat merren me monitorimin e zgjedhjeve që punojnë jashtë vendit. Ismeti ka arritur suksese tjera, duke përfshirë Kosovo - Shtëpia Jonë, fushate për ruajtjen e trashëgimisë gjatë protestave ne fillim të marsit 2004m, dhe programi i dialogut të qytetarëve për 40 fshatrat në Prizren në regjionin jugperëndimorë të Kosovës, dhe përpjekje për të bindur qeverisë qendrore dhe lokale për të financuar 30 km për përmirësimin e skemës rrugore.
KDI është një mision i gjithanshëm i cili përfshinë monitorimin e zgjedhjeve, përmirësimin e përfshirjes së qytetareve dhe evokimi, ndërtimi i shkathtësive për qytetarët dhe organizimi i tyre, monitorimi i punës ë parlamentit, dhe përfshirja në fushat të cilat rrisin vetëdijen lidhur me korrupsionin ekonomik dhe koston sociale. KDI është partner zyrtarë i Transparency International for Kosovo. Në zgjedhjet e vitit 2009 dhe 2010, KDI ka luajtur një rol lider në Demokracia në Veprim, një koalicion i OJQ-ve që ka shpërndare 2,000 qytetarë vëzhgues të trajnuar në procesin e zgjedhjeve.
Emilija Redzepi - Deputete në Kuvendin e Kosovës
Emilija Redzepi është Kryetare e parties NDS (Partisë e Re Demokratike) e cila përfaqëson komunitetin Boshnjak. Znj. Redzepi është nga Prizreni, e martuar dhe ka tre fëmijë. Para se të vendoste për të qenë aktive në politikë, znj. Redzepi ishte e njohur edhe si aktiviste nga shoqëria civile dhe po ashtu ka punuar në Ministrinë për Komunitete. Aktualisht është deputete e Kuvendit të Kosovës dhe gjithashtu anëtare e Komisionit për Politikë të Jashtme. Znj. Redzepi është e vetmja grua kryetare e ndonjë partie politike në Kosovë
Alma Lama - Deputete në Kuvendin e Kosovës
Alma Lama është deputete e Kuvendit të Kosovës. Ajo është pjesë e organizatës politike Lëvizja Vetëvendosje dhe është anëtare e Komisionit për Integrime Evropiane. Aktualisht, ajo është kandidate për PhD në shkencat politike dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ajo ka diplomuar në vitin 1999 në Universitetin e Tiranës, në Shqipëri në gjuhë dhe letërsi. Znj. Lama ishte zgjedhur në mesin e 50 grave lidere premtuese të botës nga programi për lidership: Gratë në Shërbimin Publik, në Kolegjin Wellesley, në SHBA në qershor të vitit 2012. Ajo ishte pjesë edhe e programit për lidership “Hope Fellowship Program” në pranverën e vitit 2010, në Washington në Shkollën e Integrimeve Evropiane etj.
Znj. Lama ka punuar për një kohë të gjatë si gazetare, korrespondente nga Kosova, për mediat e Shqipërisë dhe ato ndërkombëtare. Alma themeloi the punoi për Top Chanel, si korrespondente e lartë për Kosovë, duke mbuluar çështjet kryesore politike dhe debatet mbi vendin dhe regjionin. Prej vitit 2003 ajo ka qenë korrespondente e rregullt e Osservatorio sui Balcani të Italisë. Ka botuar artikuj për gazetat më të rendësishme të Kosovës dhe të Shqipërisë e gjithashtu edhe për mediet ndërkombëtare. Tani si deputete Alma është e zëshme për demokratizimin e shoqërisë dhe të institucioneve.Vëmendja e saj është e përqendruar në çështjet e transparencës, lirinë e medieve, të drejtat e njeriut dhe në qeverisjen e mirë. Ajo është edhe anëtare e bordit të Grupit të Grave Deputete, një grup ndër partiak parlamentar në Kuvendin e Kosovës dhe është shumë e angazhuar me promovimin e rolit të grave në shoqëri dhe portretizimin e tyre në media. Alma është nga Kruja e Shqipërisë. Është e martuar dhe ka dy fëmijë.