\
Alb | Srb | Eng

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

 

Jakup Krasniqi, Kryetar i Kuvendit të Kosovës

Jakup Krasniqi , ka qenë sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës ( PDK) dhe është kryetar i Kuvendit të Kosovës. Ai ka lindur me 11 janar, 1951 , në fshatin Negrovc afër Drenasit. Ai mbanë diplomën e doktoraturës në histori nga Universiteti i Prishtinës. Ai ka qenë anëtarë i delegacionit te UCK-së në bisedimet në Rambuje në vitet 1999. Ai ju është bashkangjitur PDK-së në tetor të vitit 1999 ku është emëruar dhe sekretar i përgjithshëm i partisë.Krasniqi ka udhëhequr Grupin Parlamentar të PDK-së në Kuvendin e Kosovës pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2001, por dha dorëheqje pasi u emërua Ministër i Shërbimeve Publike në qeverinë në koalicion të udhëhequur nga Bajram Rexhepi. Më pas në zgjedhjet e vitit 2004 , ai është zgjedhur prap shef i Grupit Parlamentar të PDK-së në Kuvendin e Kosovës. Krasniqi gjithashtu ka shërbyer si pjsesë e Grupit të Unitetit në procesin final të statusit. Krasniqi ka mbajtë postin e përkohshëm të Presidentit të Kosovës nga 28 shtator 2010 - 12 shkurt 2011, pas dorëheqjes së Presidentit Fatmir Sejdiu.


Mimoza Kusari - Lila, Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Tregtisë dhe Industrisë, Kosovë

Mimoza Kusari-Lila ka magjistruar për administrim biznesi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë kësaj kohe ajo vijoi studimet në Institutin Ekonomik, Universiteti i Kolorados dhe Universitetin e Duquesne në Pitsburg, ku përfundoi magjistraturën në e-biznes. Studimet e larta, Mimoza Kusari-Lila, i kreu në Univeristetin e Prishtinës në Fakultetin Ekonomik. Gjatë kohës së saj në Universitetin Duquesne si studente në MBA, znj. Kusari – Lila ishte themeluese dhe Presidente e Parë e Shoqatës së Grave Afariste të Universitetit Duquesne. Pas kthimit të saj në Kosovë në korrik 2001, Mimoza Kusari-Lila punoi për projektin e Bankës Botërore dhe USAID për mbështetjen e bizneseve të Kosovës. Gjithashtu, ajo punoi si menaxhere e projektit të planit arsimor për Kosovën të Fondacionit të Universitetit Amerikan në Kosovë, si dhe në themelimin e institucionit. Mimoza Kusari-Lila u bë pjesë e shërbimit publik më 2003 ku iu ofruar pozita e zëdhënëses dhe Këshilltares së Kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepit. Në këtë pozitë, znj. Kusari – Lila shërbeu deri në dhjetor 2004. Mimoza Kusari-Lila ishte drejtore ekzekutive e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (AmCham), nga 2006 deri 2009. Gjatë kohës së saj si Drejtore Ekzekutive e AmCham, kjo organizatë u akreditua zyrtarisht nga Oda Ekonomike e Amerikës në Uashington dhe Këshilli Evropian i Odave Ekonomike Amerikane në Evropë (ECCAC).

Mimoza Kusari-Lila u bë anëtare aktive e politikës së Kosovës në zgjedhjet e 2009, duke garuar në zgjedhje për postin e kryetarit të komunës së Gjakovës, të cilin gati e fitoi. Në shkurt 2010 Mimoza Kusari – Lila u zgjodh Nënkryetare e Partisë Aleanca Kosova e Re. Në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura në dhjetor 2010, Mimoza Kusari – Lila ishte femra më e votuar në Republikën e Kosovës. Pasi që Aleanca Kosova e Re iu bashkua koalicionit qeveritar, znj. Kusari – Lila u emërua Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Tregtisë dhe Industrisë, të cilën pozitë e mban që nga shkurti 2011.Znj. Kusari – Lila është e martuar për Arben Lilën dhe është nënë e dy djemve, Adrit 7 dhe Edonit 1.


Jasmina Živković, Deputete në Kuvendin e Kosovës

Jasmina Živković është nga partia SLS dhe është deputete e Kuvendit të Kosovës. Funksionet e saj në Kuvend janë: anëtare e Komisionit për të Drejtat dhe interesat e Komuniteteve dhe kthimin, anëtare e Komisionit për Legjislacion, anëtare e nën-komisionit për Mandate, Imunitete dhe Rregullore. Znj. Živković është nga Shtërpca dhe është e martuar, juriste me profesion dhe flet rrjedhshëm Gjuhën Angleze. Më pare ka punuar me KFOR-in Amerikan, Bankën Raiffeisen dhe kohët e fundit si udhëheqëse e stafit në Komunën e Shtërpcës.  


Flora Brovina, Deputete e Kuvendit të Kosovës

Flora Brovina (e lindur me 30 shtator 1949) është një poete, pediatre dhe aktiviste e të drejtave të grave. Ajo ka lindur në Drenicë dhe është rritur në Prishtine, ku dhe kreu shkollën dhe filloj studimet në medicinë. Pas përfundimit të studimeve universitare në Zagreb, ku dhe specializoj për pediatre, ajo është kthyer në Kosovë dhe për një kohë punoj si gazetare për gazetën ditore shqiptare në atë kohë Rilindja .Menjëherë pas , ajo ju kthy profesionit në shëndetësi dhe punoj shumë vite si Pediatre në Spitalin e Përgjithshëm në Prishtinë.

Znj. Brovina është autore e tre volumeve me poezi. Volumi i parë Vërma emrin tim , është publikuar në vitin 1973 dhe përbëhet nga 42 poezi. Bimë e zë , volume I dytë, është publikuar në vitin 1979. Pas më shumë se dy dekadave pas publikimi të parë, publikimi I tretë , Mat e çmat është përshkruar nga Robert Elsie “ si njëri nga volumet më impresionuese të saj “ për reflektimin në fatin e popullit të saj, më liri dhe vetëvendosje. Në vitin 2000, Flora është shpërblyer me çmimin “Barbara Goldsmith Freedom to Write Award” që dhurohet nga PEN Qendra Amerikanë çmimin që dhurohet për të nderuar shkrimtarët e burgosur.

Znj. Brovina u bë anëtare e Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës në vitin 2004, 2007 dhe 2010 në zgjedhjet e përgjithshme. Ajo shërben si anëtare e bordit të Grupit të Grave Deputete në Kuvendin e Kosovës. Ajo vazhdon të jetë e përfshirë në mbrojtjen e të drejtave të grave dhe fëmijëve.